Zhozef Fushe, “batakçiu” i Revolucionit Francez dhe mjeshtri i prapaskenave politike - Bota Sot
Zhozef Fushe, “batakçiu” i Revolucionit Francez dhe mjeshtri i prapaskenave politike

Kultura

Zhozef Fushe, “batakçiu” i Revolucionit Francez dhe mjeshtri i prapaskenave politike

Më: 29 maj 2020 Në ora: 18:06
Zhozef Fushe

Ka gjithmonë nga ata njerëz që shohin mundësi në çdo lloj kaosi që shpërthen. Shkatërrimi i rendit të vjetër, krijon boshllëqe që kanë nevojë të mbushen, dhe “burrat e vizionit” nuk shohin askënd më të mirë se sa veten e tyre për t’i mbushur ato. Natyrisht, kjo kërkon edhe një fleksibilitet të caktuar moral.

Një gatishmëri për të lënë pas besimet e vjetra, dhe për të përqafuar edhe më më zell ato të reja.Gjatë Revolucionit Francez pati shumë burra të tillë, që u ngritën dhe u rrëzuan nga pushteti, por pak ishin aq të suksesshëm sa Zhozef Fushe.

Fushe lindi në fshatin e vogël Lë Pelerin në Francën Perëndimore më 21 majin e vitit 1759. I ati Zhyljen Fushe ishte një tregtar skllevërësish, që operonte në periferi të qytetit–port të Nantës. Ai blinte skllevër në Afrikë, i dërgonte ata në Amerikë, ku shiteshin në këmbim të mallrave luksoze për kohën sikurse ishte sheqeri.

Për shkak të fitimeve të mëdha Fusheja i madh, bleu një plantacion skllevërish në Santa Domingo, e cila i dha familjes një burim të qëndrueshëm të ardhurash, deri kur ai vdiq papritmas në vitin 1771. I riu Zhozef Fushe, shpresonte në fillim të bëhej tregtar si i ati, por shëndeti i tij i dobët e pengoi.

Në vend të kësaj, ai iu përkushtua studimit, duke u regjistruar në Nantë, falë ndihmës së Kishës, dhe konkretisht urdhrit të njohur fetar të Oratorianëve. Fushe tregoi aftësi të mira nëmësimdhënie, prandaj u dërgua në Paris për studime të mëtejshme. Në moshën 23–vjeçare u bëmësues i shkencës, ndërsa e vazhdoi këtë karrierë për 5-6 vitet e ardhshme.

Gjatë asaj kohe u bë një Frimason, teksa u njoh me avokatin dhe akademikun e njohur nga Arrasi, Maskimilian Robespierin. Ata ishin që të dy të bindur mbi nevojën e një reformë politike urgjente politike, teksa korrupsioni i fisnikërisë dhe problemi i pabarazisë sociale, po e çonin Francën drejt humnerës.

Dhe kur në korrikun e 1789–ës, një turmë pushtoi kështjellën-burg të Bastijës në periferi tëParisit, filloi zyrtarisht rënia në greminë e vendit. Në atë kohë, Fushe u bë anëtar i Klubit Jakobin, një parti politike me pikëpamje anti-monarkiste dhe anti–klerikale

Popullsia e Nantës e donte shumë Klubin jakobin. Por Oratorianët ishin të frikësuar. Në verën e vitit 1792, monarkia u rrëzua. Dhe një nga aktet e para të Asamblesë Franceze, ishte shpërndarja zyrtare e të gjitha organizatave të kishave brenda Francës, përfshirë urdhrin e Oratorianëve.

Fushe i la në baltë mentorët e tij. Karriera e tij akademike kishte mbaruar, por ajo politike sapo kishte nisur. Përvoja e mëparshme e nxiti të bëhej pjesë e Komitetit të Arsimit Publik, ku fillimisht u rreshtua me fraksionin zhirondin të Jakobinëve. Kjo ishte për të logjike, pasi ata ishin fraksioni më i madh brenda partisë.

Në fillim, zhirodinët e kundërshtuan rrëzimin e mbretit, pasi ata ishin në favor të një monarkiekushtetuese, dhe jo një republike. Kur Luigji XVI u shpall fajtor nga Asambleja për tradhtikombëtare, ata kërkuan faljen e jetës së tij dhe konvertimin e dënimit kapital në burgim tëpërjetshëm.

Fushe besonte se mbreti duhet të vdiste, ndaj ai iu bashkua fraksionit të montanjarëve. Për tërezutoi të ishte sërish lëvizja e duhur. Deri në fund të atij viti, udhëheqja e zhirondinëve do të pësonte fatin e zi të mbretit:ekzekutimin me prerje koke në gijotinë. Fjalimet e zjarrta të Fushëse pro ekzekutimit të mbretit, e bënë atë famëkeq jashtë vendit. Por por nga ana tjetër e rritën ndjeshëm popullaritetin e tij brenda Francës.

Atij iu ngarkua detyra e shtypjes së forcave kundërrevolucionare. Revolta të ashpra kishin shpërthyer në provincat e Vandesë dhe Bretanjës. Ndërsa trupat ushtarake po shtypnin rebelët, Fusheja përdori kompecetencat e jashtëzakonshme që iu dhanë për të ekzekutuar cilindo që dyshohej se simpatizonte kryengritësit.

Metoda ishte brutale, por njëherazi efikase. Për drejtuesit e Republikës, Fushe ishte tashmë njeriui gatshëm të bënte gjithçka që duhej për të çuar në fund një punë. Në vjeshtën e vitit 1793, njeriu që kishte mësuar në një urdhër fetar të krishterë, u bë një nga liderët e përpjekjes për të de-kristianizuar Francën.

Në fillim Republika e toleroi Kishën, por refuzimi i saj për të hequr dorë nga privilegjet e vjetra, çoi në përplasje të vazhdueshme mes palëve. Ndërkohë, sekuestrimi i pasurisë së Kishës, ishte edhe një mënyrë e thjeshtë për të mbledhur fonde, të cilat i duheshin dëshpërimishtrevolucionarëve.

Kështu Krishterimi u zëvendësua me Kultin e Arsyes. Dhe në emër të Arsyes, Fushe shkatërroi kishat, dërrmoi statujat fetare dhe kryqet, dhe urdhëroi që të gjitha varrezat të kishin vetëm një mbishkrim të thjeshtë në krye të tyre:”Vdekja është një gjumë i përjetshëm!”.

Gjakderdhja me e madhe gjatë rebelimit ndodhi në Lion. Në gushtin e vitit 1793, ky qytet u rebelua hapur kundër Republikës. Dy muaj më vonë ai u pushtua, dhe Komisioni për SigurinëPublike dërgoi dy përfaqësues, njëri prej të cilëve ishte Fushe.

Ai mendonte se gijotina ishte shumë e ngadaltë, ndaj vuri në zbatim një metodë të re, që i dha atij pseudonimin e “Muskëtjeri i Lionit”. Ata që dënoheshin me vdekje, lidheshin me zinxhirë së bashku në grupe, dhe masakroheshin duke u qëlluar në mënyrë të përsëritur me topa. Ata qëmbeteshin gjallë, vriteshin nga ushtarët me bajoneta.

Familjen e të dyshuarve, përfshirë fëmijët, ishin midis atyre që u ekzekutuan me këtë metodëmizore. Pasi u vranë qindra njerëz, pati shumë ankesa zyrtare nga të vetët, dhe Fushe u detyrua të kalojë në një formë më “normale”, atë të skuadrës së pushkatimit. Në total në Lion u ekzekutuan afro 2.000 njerëz.

Fushe shkroi:Terrori, është sot rendi i ditës. Ne po derdhim shumë gjak të papastër, por është detyra jonë ta bëjmë këtë për hir të njerëzimit!”. Fushe u rikthye në Paris, ku zbuloi se Robespieri e kishte zëvendësuar Kultin e Arsyes me Kultin e Qenies Supreme.

Fushe u tall publikisht me Kultin e ri, një punë kjo me rrezik të madh, pasi disa nga arkitektët më të shquar të Kultit të Arsyes, ishin ekzekutuar për të njëjtën arsye. Kur Robespieri u përpoq tadëbonte Fushenë nga Klubi Jakobin (një prelud i qartë për një gjykim dhe ekzekutim me vdekje),ishte vetëm mbrojtja e Pol Barrasit, ajo që i shpëtoi jetën në ato momente.

Dhe në vend se të dëbohej nga Klubi Jakobin ai arriti të bëhet presidenti i tij. Shumëkush e dinte se Fushe vazhdonte të ishte kundër Robespierit, ndaj rënia e tij shihej si shumë e shpejtë. Por kur u frikësua se do të fillonte një spastrim tjetër, aleati i tij Lui Sent Zhyst mbajti një fjalim tëzjarrtë, duke e denoncuar Robespierin si tradhtar dhe tiran.

Ai kërkoi nga Asambleja arrestimin dhe ndëshkimin e tij. Rrobespieri u përpoq të shpëtonte, por u kap, u gjykua dhe u ekzekutua. Me vdekjen e tij, Fushe shpëtoi sërish. Edhe një herë, ai kishte me vete fatin dhe kohën. Shumë nga liderët e tjerë të revolucionit përfunduan pak më vonë nëgijotinë për mizoritë e tyre gjatë kohës së Terrorit, por Fushe i shpëtoi sërish vdekjes për shkak të përfshirjes së tij në komplotin Termidorian.

Fushe u arrestua, por shmangu çdo gjyq para amnistisë së përgjithshme që u miratua. Ka disa që mendojnë se kjo ishte një dredhi e tij, dhe se ai i spiunoi shokët tek Direktorati për të shpëtuar kokën e vet. Më vonë arriti të sigurojë një kontratë fitimprurëse për furnizimin e ushtrisëfranceze, e cila i dha mundësi të vërë mënjanë një pasuri personale të madhe.

Në vitin 1799 u konsiderua si i rehabilituar, dhe u emërua Ministër i Policisë. Një nga masat e tij të para ishte shpërbërja e plotë e Klubit Jakobin, dhe arrestimi i të gjithë atyre që shpërndanin trakte kundër qeverinë. Kur u duk se Direktorati i kishte ditët numëruara,Fushe u rreshtua nëkrah të një gjenerali ambicioz të quajtur Napoleon Bonapart.

Ai qëndroi qëllimisht pasiv gjatë grushtit të shtetit që ndërmorri Napoleoni, duke shpresuar që të mbetej në postin e Ministrit të Policisë. Fushe sabotoi 2 komplote kundër Napoleonit nëqershorin e vitit 1800. Por përpjekjet e tij për të mbrojtur miqte e tij jakobinë, çuan në acarimin e marrëdhënieve midis të dyve, dhe ai u shkarkua nga posti i ministrit në vitin 1802.

Gjithsesi, Fushe mbante një rrjet spiunësh, përmes të cilëve sabotoi një komplot tjetër kundër Napoleonit në vitin 1804, një veprim për të cilin më vonë do të pendohej. Si shpërblim Napoleoni e bëri sërish Ministër të Policisë. Në vitin 1808 Napoleon vlerësoi besnikërinë e Fushesë duke i dhuruar titullin Duka i Otrantos.

Fanatiku i dikurshëm i Revolucionit, që kishte derdhur aq shumë gjak në emrin e tij, mbante tani një titull që ishte vetëm një hap poshtë atij të mbretit. Ai ishte momenti kur Fushe nisi të delirojë,dhe ta shohë veten si një partner në drejtimin e vendit. Por Napoleoni nuk njihte partnerë, por vetëm vartës.

Me sjelljen e tij, telashet ishin të pritshme. Në fillim të 1810, Napoleoni zbuloi se Fushe kishte nisur negociatat sekrete me britanikët për paqe përpara atij vetë. Perandori u tërbua, por Fushe shpëtoi vetëm falë ndërhyrjes së motrës së Napoleonit, Elizës. Duke dashur ta mbajë larg Francës, Napoleoni e bëri atë guvernator të “provincave ilirike” (Sllovenisë, Kroacisë, pjesë të Austrisë dhe territoreve të tjera përreth kësaj zone).

Fushe u përpoq të çmontonte sistemin e bujkrobërisë, por u plagos kur ushtria austriake e pushtoi atë. Ai u bë edhe njëherë Ministër i Policisë, gjatë sundimit të shkurtër të “Njëqind ditëve”, kur Napoleoni u arratis nga Elba dhe u rikthye në Francë. Fushe luajti si gjithmonë me të dyjas palët, dhe ishte në bisedime të fshehta me austriakët, ndërsa siguronte mbrojtjen e kryeqytetin për llogari të Perandorit.

Pas betejës së Vaterlosë, ai veproi si ndërmjetës në negociatat që u zhvilluan, duke shpresuar të bëhej kryeministër nën regjimin e ri. Por atë post e mori Taljerani, ndërsa Fuishe u detyrua tëkënaqej sërish me pozicionin e tij historik të Ministrit të Policisë. Fushe fajësohet për hakmarrjenndaj atyre që kishin mbështetur rikthimin e Napoleonit në pushtet.

Në mënyrë të veçantë për ekzekutimin e Marshallit Mishel Nej, një njeri që konsiderohej nga shumë francezë si një hero i vërtetë. Por qëndrimi i tij në pushtet nuk zgjati shumë. Pasi u shkarkua nga posti i ministrit, ai u caktua me detyrën e ambasadorit në Saksoni.

Një amnisti e vitit 1816 ndaj mbështetësve të Napoleonit, përjashtoi në mënyrë specifike dy grupime:familjen Bonapart, dhe ata që kishin votuar për dënimin me vdekje të Luigjit XVI. Fushe u detyrua të mërgonte, duke u strehuar në Trieste në Itali. Aty edhe vdiq pa lavdi në vitin 1820, në moshën 61–vjeçare. /Bota.al

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat