Për ty....

Kultura

Për ty....

Nga: Zymer Mehani Më: 30 maj 2020 Në ora: 08:19
Ilustrim

Në zemrën time-
Një lule
Një trëndafil
Një rreze drite
Dhe një bilbil

Në timen zemër-
Një emër
Një shpresë
Një fjalë
Dhe një besë

Në shpirtin tim-
Një qiell kaltëron
Një diell ndriçon
Një yll vezullon
Një dashuri jeton
Porsi një yll ndrin
Për ty, atdheu im...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat