“Insajderi” i Luginës

Kultura

“Insajderi” i Luginës

Nga: Sevdail Hyseni Më: 30 maj 2020 Në ora: 09:14
Karikatura nga interneti

"Insajderi" na qenka, lule pandemie,

Kundërmon një erë me ngjyra partie!

 

Është zhytur n'batak kërkon si aferë,

Të godas Komunën për disa tenderë!

 

Shpif  me intriga e përhap shantazhe,

Gjitha për të keq dalin me mesazhe!

 

E ka gjet në zgjedhje, t'i duket surrati,

Ku ishe "Telalli" para këtij mandati?!

 

Na i shkon për shtati t'i bëjë disa punë,

Duke vënë në lëvizje agjentë e spiunë!

 

Nuk na zgjedh mjete të vij në pushtet,

Si dikur me zurna, tupan e kërnetë!

 

Mirëpo, "Insajderi" nuk e ka të gjatë,

Votat qytetare, s'i premtojnë mandat!

 

Në zgjedhjet lokale, do të ngele bosh,

Babloku me gushë e me barkun kosh!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat