Teatri dhe qylafi

Kultura

Teatri dhe qylafi

Nga: Fatmir Lohja Më: 3 qershor 2020 Në ora: 09:25
Fatmir Lohja

Një herë, në kohën e luftës së Vlorës në 1920,një bej i tha fshatarit:

  • Tani mbaroi lufta. Shko në fshat të flesh rehat,se këto punët e tjera i rregullojmë ne!  Na  edhe këtë qylaf të bardhë , ta keshë si deshmi! ( Qylafi është më i madh  se qeleshja, plisi. Siper ka një antenë satelitore.)

Fshatari mori qylafin dhe u kthye në fshat. Kur arriti në shtëpi e shoqja e pyeti:

  • E mo lumëmadh e fitove luftën?
  • Ç’luftë zezë fituam, moj derdimene! Ja këtë qylaf fitova, se luftën e fitoi beu.

Pas njëqind  viteve,     ky debat, u  përsërit  në  mbrojtje të teatrit:

  • E mo lumëmadh e mbrojtët teatrin?- e pyet gruaja burrin ,kur u kthye në shtëpi , direkt nga Tirana.
  • Ç’teatër mbrojtëm moj derdimene?  Për tre minuta, natën vonë, fadromat e shembën në syrin tonë teatrin.
  • Po ju nuk e mbrojtët me trup, siç u premtuat artistëve?
  • Selam Musai i sotëm po gerhiste,pranë së shoqes ,kur fadromat bënë gjëmën në mes të Tiranës.
  • Po ju nuk leftuat?
  • O  bandille, na mbyten policët me shkopij gome. Sa nxirrnin një tingull nga goja, ata bam. Thonë, se as nazitat gjermanë, në Borovë, nuk janë sjellë më ashpër.
  • Po qylaf a të dhanë ?
  • Jo.Jo. Qylafin e mori shoqëria e ndërtmit, që bëri prishjen e tetatrit  sa hap,e mbyll sytë.
  • Po ai vulëhumburi sa shpejt u rrëzua?
  • Ku e pe ti?
  • I ndoqa lajmet në televizor, për të parë tija, si po e mbroje teatrin.Të them të drejtën, nuk ta pashë asgjëkundi. Ku ishe fshehur o malukat?
  • Kërkova strehim te furgoni policisë, me qellimin e mirë ,që të vija të zotërija jote , më këmbët e mija.
  • Pak i lodhur  më dukesh.
  • Shihe si ma kanë nxirë trupin! - dhe trimi zhveshi rrobat para gruas ,si gazetari në studion televizive.
  • Po nashti çfarë do të bësh?
  • Do të rri dy javë në krevat. Gjatë kësaj kohe të porosis ,se dua vetem supë, se edhe nofullat i kam për ibret. Ishin polic të veshtirë. Mos e provoftë kush profesionalizmin  e tyre.

Kur e zhveshi në krevat, i ra në sy të shoqes,  se pak vende në trup, i gjori , nuk i pat  të nxira.  Menjëherë i vuri kompreso me ufull. Kur e zuri gjumi, u ngrit t’I përgatiste supën. Për njëzetekatër ore trimi,renkoi pa i hapur sytë.

  • Ku jam nashi ? – pyeti kur u zgjua.
  • Në shtëpi, mos qofsh! - i ndënj gati e shoqja.
  • Pse ka zhurmë në shtëpi?
  • Ka ardhur fshati me maç, edhe kuç, për të parë zotërinë tënde.
  • Nuk dua të më shohin në këtë  gjendje!
  • Nga shkaku i kolerës  nuk kam futur askënd brënda, ndërsa mjekun ,dhe policin nuk mund t’i ndaloj.
  • Çfarë duan ata nga unë?
  • Mjeku për të marrë gjak, për të bërë analizat, ndërsa polici kërkon  të hartojë proçes-verbalet, se ke thyer ligjin e karantinës.
  • Thuaju se në karantinë do të qendrjo mbi dy javë, ndërsa policit i premtoj , se nuk do të llap .- dhe u kthye në krahun tjetër , kinse  ra top në gjumë.

Pas një jave u çua zotëria. Ndjente ca dhimbje në brinjë. Shqetësimet më te  shumë ia sillte e shoqja, që nuk i pushonte goja.

  • O firarë , ( kaçak, komit, cub) edhe fëmijët e dinë, se duhet ta zgjedhësh shokët  më trima se se vetja, për të bërë të tilla punë.Kush të  grishi ( të ftoj), për të lënë tëra punët, dhe u turre në Tiranë, për të mbrojtur një teatër ?  Si fis nuk i jeni qasur  ,për të parë ndonjë çfaqje!?
  • Me ca isharete ( shënja ) me futën në valle. Shokët i kam të mirë, por komandatët i patëm pa mustaqe.
  •  O poture çpuar , çfarë shoku është ai, që të thirri ta mbrojmë teatrin,se aty paska  folur Jakomoni !?  Po të ishte aq trim ay ,nuk i hipte balonës , dhe i la ushtarët e vet   rrugëve . I veshëm me rrobat tona mjeranët , për t’i fshehur nga gjermanët, se i kërkonin  me qiri  , për t’i vrarë si tradhëtarë.
  • Ku i dëgjove t’i këto përralla?
  • Në televizor, mos qofsh! Si i tha  Nderit të Kombit,:” O miku im i vjetër, pse u shite?” Si mund ta kesh mik tjetrin ,dhe e akuzon publikisht!?  Këtë katrahurë  e tërë labëria nuk e kapërdin dot .Nderi I Kombi nuk paska të drjetë,  të shprehet  se deshiron një teatër të ri!? Po mend ku i le,se ende nuk t’i ka gjetur kush rrugëve?
  • Ika moj t’u mbydhte. Paske ngrënë gazeta shumë. Më mirë merr koburen e më vramë,se sa me bën llap, llap, llapë ! – u kthye përsëri në krevat, se u bind ,që nuk e përballonte të shoqen.
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat