Gjumë i zi në Kosovë

Kultura

Gjumë i zi në Kosovë

Nga: Atdhe Geci Më: 3 qershor 2020 Në ora: 14:37
Atdhe Geci

Kosovë sot në gjumë të zi ke rënë

të tërë ëndrrat për tokën, diellin e panxënë

Kosovë t´u zhbënë

kujtesa, shpirti yt një defekt ka

heshtjen - këtë dashuri zinxhirësh

 

Qeveri robi u formua në Kosovë

e zotnia po ai që të theri fëmijët

tagrin e gjakut sërish kërkon

Kosovë, po a ke gjak për lindje

apo veç për vdekje gjithmonë?!

 

Kosovë nga gjitha dashuritë vetëm

ti më ke mbetur,

jo kështu siç je

me emrin e pështyrë

O e trathtuara e përjetshme nga bijtë bastardhë

Ç´është ky gjumë i zi

Dardani,

mbi kokën tënde

përherë një litar...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat