Ramë Lahaj takohet me Gent Cakajn

Kultura

Ramë Lahaj takohet me Gent Cakajn

Më: 3 qershor 2020 Në ora: 18:15
Ramë Lahaj dhe Gent Cakaj

Tenori nga Kosova me famë botërore, Ramë Lahaj, ka takuar sot Ministrin për Europë dhe Punë të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Ministri Cakaj përmes një postimi në Facebook, ku ka thënë se me Ramë Lahajn kanë diskutuar rreth artit, kulturës e historisë së Kosovës dhe Shqipërisë.

Këtu keni statusin e tij:

“Sot më vizitoi në zyrën time miku im i çmuar e tenori me peshë të madhe ndërkombëtare, Ramë Lahaj! Biseduam për artin, kulturën, historinë, Kosovën e Shqipërinë ! Krenar që një djalë i rritur në Kosovë, ish-ushtar i UÇK-së në mbrojtje të vendit të tij, sot ka prekur majat më të larta të artit botëror”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat