Po të mundja
Fare pa mëshirë
Qiellin do ta shqyeja
Nga kraharor i tij
Diellin do ta nxirrja
Dhe me rreze të tij
Do të thurja gjerdanë
Të mbështjellë
Me të ylbertat ngjyra
E popujve të shtypur
T'ua varja në qafë
Që t' vezullonin
Në të errëtat mbrëmje
Si një e madhe aureolë.