Atdheu pa mua, ose unë pa atdhe

Kultura

Atdheu pa mua, ose unë pa atdhe

Nga: Skënder Zogaj Më: 5 qershor 2020 Në ora: 08:08
Ilustrim

Asgjë nuk vjen nga asgjëja
Është diku ose duhet të jetë
Një fjalë e ngrohtë plotë dashuri
Apo një mëkat tepër i zi -
Qē i kanoset dritës së lirisë
Atdheun duke rrokullisur si shalqi
Brenda Kutisë së Pendores!

Vrastarët gjithmonë i urrejnë pulëbardhat
Sepse ushqim t’shpirtit e kanë supën e përgjakur...
Ndërsa atdheun e duan të vizatur
Me grithje brisku në xham
Që nga të gjitha anët e horizontit
Popullit me ia pa trupin cullak dhe trastën në krah
Në vallëzim me ujqit e maleve tē nëmura.

Ky nuk është atdheu im, ose unë e kam humbur hartën
Tani udhëkryqeve baras si hije pa qëllim e cak
Si një dem - i pa fe, pa komb e pa atdhe -
Plëngprishës nga toka deri nē re
Që bën herezi: Rroftë Mbreti! Poshtë Mbreti!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat