Trimi i lirisë

Kultura

Trimi i lirisë

Nga: Jusuf Zenunaj Më: 5 qershor 2020 Në ora: 09:03
Jusuf Zenunaj

Trimi i lirisë me plagët në trup,

halla jote e dashur , sot, fare ka hup!?

Mendët po i mirren, vështirë i vjen me folë,

kur i bie ndërmend Zhlepi  me Rugovë!

Kufirin e shekullit me Malin e Zi,

Albës së Madhe ia sollët mbi kry,

në Kuvend të Kosovës veç me dy gishtëri!

Njësoj vepruat edhe me Cakorr

e falet si t'ish një smet me borë !?

E sot, ç'po bëni ?!  Jeni çuar peshë !

 Kufijtë doni t'i ndërroni sikur armët vesh !?

T'mos ishe ti me luftëtarët e tu

Lumbardhi nëpër Pejë ndryshe kish gurgullu,

sikur Ibrit urat iu kishin shtu.

Sikur kulla Isës në Boletin,

Shtëpia e Lidhjes, do t'ishte në Dukagjin.

Mbas asaj lufte e asaj trimërie,

sot, biri i halles për shkues nuk të ka hije !

Ka qenë traditë shkuesi për miqësi

dhe jo për votë, të bëni qeveri,

bashkë me Rakiqin, nesër,

 të  ndërroni kufij ?!

Të fala të bën , o trim, Hanko Halla,

siç bëni me kryetarin s'e gjen as në përralla !?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat