Vdes kompozitori i njohur shqiptar, Përparim Tomçini - Bota Sot
Vdes kompozitori i njohur shqiptar, Përparim Tomçini

Kultura

Vdes kompozitori i njohur shqiptar, Përparim Tomçini

Më: 5 qershor 2020 Në ora: 19:06
Përparim Tomçini

Ka ndërruar jetë Përparim Tomçini.

Komuniteti artistik sot morën një lajm të hidhur, atë se kompozitori i njohur shqiptar Përparim Tomçini ndërroi jetë.

Tomçini ka lënë pas një krijimtari të suksesshme muzikore me një numër të madh kompozimesh, të cilat përfshijnë mbi 400 të tilla.

Për vdekjen e kopozitorit, reagoi edhe presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, i cili e cilësoi atë artist të talentuar.

“I hidhur lajmi për ndarjen nga jeta të artistit të talentuar dhe kompozitorit të njohur dibran, Përparim Tomçini.
Me një krijimtari të suksesshme muzikore dhe mbi 400 kompozime me natyrë lirike, epike dhe folklorike, trashëgimia e çmuar që la pas në muzikë dhe art do të kujtohet gjithmonë me nderim, si një shembull frymëzimi dhe motivimi për brezat e rinj të artistëve shqiptarë.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes Tomçini, të afërmve, bashkëpunëtorëve dhe të gjithë artdashësve shqiptarë.
I përjetshëm kujtimi i Tij!”, shkruan Meta. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat