“Ligji” pa brekë!

Kultura

“Ligji” pa brekë!

Nga: Sevdail Hyseni Më: 6 qershor 2020 Në ora: 09:12
Karikatura marrë nga interneti

Me një farë zamani, burrat n'Arabi,

Nuk vishnin brekë e kishin shprehi!

 

Po, ky marifet nuk zgjati shumë vjet,

Kur Qeveria Osmane erdhi n'pushtet!

 

Sulltani me shpejtësi jep një sihariq,       

Burrat pa brekë, të dënohen me ligj!

 

Masat filluan t'veprojnë me përpikëri,

Por, të keqen një burrë u zu në befasi!

 

E kapën pa brekë e sollën te gjyqtari,

I cili seancën e nisi për së mbari:

 

- Si quhesh? Je i martuar, keni fëmijë?

Po, tha Arapi: pesë gra, dhjetëra fëmijë!

 

U mendua pak gjykatësi pa një hezitim,

Në emër t'Gjykatës nxori një Vendim!

 

- Ky burrë të falet, u shkrua me hek',

S'ka pasur kohë për të veshur brekë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat