Treni i fëmijërisë time

Kultura

Treni i fëmijërisë time

Luz Thaqi Nga Luz Thaqi Më 8 qershor 2020 Në ora: 06:20
Treni i fëmijërisë time

Jo rallë, kur kthehem në kohë për të rikujtuar fëmijërinë time, natyrisht, aq sa më mban kujtesa,hekurudha, bashkë me trenin, përbëjnë fillet e çdo gjëje në jetën time, tash e mbi një gjysëm shekulli më parë.

E tëra fillon me hekurudhën që nuk dihet se nga nis e ku përfundon, dhe e cila edhe sot gjarpëron përmes katundit tim pitoresk, Shëngjergjit(ish Jagoda), vendlindjes sime. Binarët e hekurudhës te ndertuar ne vitin e largët 1936, qe shtrihen më pak se 100 metra nga shtëpia ime e vjetër, por edhe ajo e reja sot, me kthejnë kujtimet e mia per trenin, njerëzit në dritare te vagonëve, zhurmën e friksheme të tij, sirenen që më zgjonte nga gjumi në mesnatë por edhe në mëngjeset e hershme… Janë kujtimet me trenin e gjatë, me lokomotivën gjigante qe punonte me thengjill, me ato rrota që kur nisej nga stacioni, nxirrnin flakë, sigurisht nga pesha e madhe që tërhiqte lokomotiva, e cila asnjëherë nuk u bindej rebesheve të kohës, nuk dorëzohej para fortunave, dimrave të acartë, e borës, shpesh edhe mbi një metër.Koha atëbotë aty matej me hijen e diellit, por edhe me kohën e arritjes së trenit. Edhe pse nuk kisha orë dore-jo vetëm unë, arritja e trenit në stacionin përskaj shtëpisë sime,dhe sirena e tij e shënonte kohën e sakt. Arrinte në pesë të mëngjesit nga Peja për Prishtinë dhe në ora tetë nga Prishtina për në Pejë. Në mesdite kthehej për Prishtinë, e në mbrëmje në pesë të pasditës për Pejë…Më këshillonin që të mos provoja t’i ofrohesha trenit, sepse fryma e tij mund të më përpinte… Andaj trenin e shikoja me kurreshtje vetëm nga largësia, madje e pyesja vetën:Çfarë nëse i ofrohem deri te shtyllat e telefonit skaj binarëve , që shërbenin per lidhje komunikimi midis stacioneve, e ta shterngoja një shtyllë

2.

fort me dy duart e mia , dhe përjetoja flladin e trenit të çmendur, a thua vall nuk do te më përpinte dot"?!... Megjithëkëtë, mjaftohesha ta shikoja kalimin e tij edhe nga rrugica e shtëpisë sime, nga se edhe nga kjo largësi, treni kënaqte kurreshtjen time fëmijërore. Dhe, nga ajo kohë, mbaj mend sikur sot, kur për festen e Zojës së Berishës, së bashku me prindër, shkoja te daja Mark (Rexhepi), tri stacione më larg- në Ujmir. Gëzimi ishte i papërshkrueshëm, jo vetëm që po shkoja te dajët, por se do hypja në tren, për të cilin kisha ëndrruar gjatë, dhe jo rrallë nga gezimi edhe nuk më zinte gjumi gjith natën. Nga treni i ëndrrave të mia fëmijërore, sodisja njerëzit duke punuar në ara, pemët dhe fushat e luadhet,bagetite... Nga dritarja e kupesë nxirrja krahun të më flladitej nga ajri që e çante kompozicioni i trenit, e kur kthehësha në ulëse më dukej sikur treni nuk lëvizte fare..Më bëhej sikur bota rrëshqiste pran tij e ai qendronte ne vend. Ndjenjë e veçantë për mua ishte kur treni hynte në tunele. Errësira për disa minuta, më shkaktonte të rrahura të shpejtuara të zemrës, sepese më bëhej sikur kishim hyrë thellë nën tokë dhe nuk do të dilnim më mbi sipërfaqe… Përmes dritareve të hapura, dëpërtonte pak tym thengjilli nga lokomotiva që lëvizte me avull,e qe per cudi nuk me pengonte. Të shumtën e herave, ne që hypnim në tren në stacionin e Shëngjergjit, nuk kishim vend për t’u ulur në kupe, sepse treni nuk kishte shumë vagonë, e ata të stacioneve fillestare, nisur nga Peja, ishin rehatuar me kohë. Lenin përshtypjen, sikur të ishin pak më zotrinjë,nga se shum nga ata ishin mesus ne shkollat e fshtravave.Ishin te veshur mire,meshkujt me kmisha te bardha dhe ndonjeri me syza dielli e zonjat me buze te kuqe dhe kepuca me shtiklla. Ne të tjeret mjaftoheshim të qëndronim në këmbë, mbështetur në dritare, gjysëm të hapura, duke shijuar flladin që krijohej nga shpejtësia e trenit që mua më çapuriste flokët pameshirë,duke me ndrruar frizuren kahdo qe kthehesha. Sa shumë doja që vetëm një herë, në atë shpejtësi t’i prekja edhe gjethet e drunjve që treni sikur donte t’i përplaste arave dhe fushave.Por, dora ime e vogël nuk shkëputej nga ajo e embëla dhe e sigurta e nënës sime,ndersa deshira e ime mbetej vetem deshire!. Kurreshtja ime per trenin ishte e pafund. Mundohesha ma vone, t’i lexoja në gjuhë të huaj shenjëzimet e shkruara pranë dritareve dhe dyerve të vëna për kujdes. Ato ishin të shkruara në gjuhët të cilat nuk i kuptoja…Më vonë e mësova se trenat ishin dhurata nga Italia,Gjermania... Dhe fjalët e shkruara, që unë nuk i kuptoja dhe vështirë i lexoja, ishin po në ato gjuhë.Kishte të shkruar edhe në gjuhën serbo-kroate, e cila për mua, po ashtu, ishte e pa njohur!... Ndaljen e trenit në stacion e priste kapuçkuqi (shefi i stacionit) me një stop në dorë, i veshur në uniformë të kaltër. Pasi zbritnin e hypnin pasagjerët, ai me filikaqen e tij, zëri

3.

i së cilës jehonte fuqishëm, ishte sinjali për lokomotivistin se treni duhej të nisej.

Pas pak, do vinte kondukteri, nji burr shtatgjatë, me qehre hijerëndë, barkmadh, me një dhëmb dukati në gojë, kishte të varur një çantë të vogël, të zezë në krah, na kërkonte buletat :”Biletat në shikim”!... Ishte i shkurtër dhe i

 

rrept. Pas tij, në tren, zakonisht endej edhe nji polic per t’i ardhë në”ndihmë” kondukterit autortativ, për çdo rast, për ta mbajtur rendin po të ishte nevoja!

Kush gjendej pa buletë, e pësonte dënimin, andaj udhtimi, jo rrallë përcillej edhe me një dozë ankthi… Kur largohej kondukteri, udhëtarët sikur liroheshin nga një barrë që mund të sillte telashe…Ai, sipas rregullit e shponte buletën, si dëshmi për kontrollorët e trenit që nuk mungonin herë pas here.Pastaj buleten e shpuar nga kondukteri,deshiroja ta kisha ne dore prap per te par si dukej.Vrej se ne pjesen e prapme te saj,ishte i vizatuar edhe një tren i vogël me dy vagonë.Me vete thoja:"Si nuk niset mu tani treni im i vogël nga buleta dhe t’ia mësyjë kodrave e maleve… mbase do të mund të

4.

edhe pa binarë?!…" Ne nderkohe,pas stacionit tjeter,perseri kondukteri:”A ka ndonji te ri…?”,kur mendonim se e kishim kryer me te. Trenit të ëndrrave të mia fëmijërore nuk i mungonte as muzika. Jo rrallë , në tren haseshin edhe defatore të cilat luanin me defe dhe kendonin kengë dasmash, sa që koridoret, por edhe kupetë ushtonin nga këngët.Këtë e bënin, se mos vallë edhe në tren mund të gjendej dikush, ndonjë mushteri që t’i kontraktonte për ndonjë dasëm. Nuk i dihej!..Treni ishte vend i mire edhe per pazare.

Ne stacionin e radhës do hypin dy djelmosha të rinj. Në sy dhe faqe u shiheshin vija lotësh. Shkonin në ushtrinë jugosllave pë të kryer shërbimin ushtarak. Ashtu të përlotur, nga dritaret e trenit, që ngadalë filloi të lëvizte, ua jepnin përshendetjen familjarëve që kishin dalë t’i përcillnin po asht me lot per faqe. Shumë prej tyre, mbase edhe nuk do ktheheshin më nga atje!…Kësisoji, jeta e jonë ishte, jo rrallë, edhe refleksion i ngjarjeve që ndodhnin ne realitet sikurse edhe në trenin e fëmijërisë sime.

Një Jupa, hekurudhar-rojetar nga rampa e Krushevës udhtonte çdo ditë këmbë ne relacionin Budasilac - Klinë, dhe kthehej në orët e vona të natës duke u kujdesur për hekurudhën.Kishte të veshur një pallto të gjatë(shinjell), deri ne fund të këmbëve, sa që të lente përshtypjen se nuk kishte fare këmbë dhe rrëshqiste si lokomotiva mes binareve.Ecte me nji kaqketë në kokë me yll,ndërsa në dorë mbante një fener që i bënte dritë, i cili në njërën anë kishte edhe xhamin e kuq, që me sinjalin e tij, ai mund ta ndalonte trenin në lëvizje.Me kalimin e viteve,Jupa do te modernizohet,duke mbajt nji litrik te varur ne xhepin e majt te palltos se tije,ne vend te fenerit,por tani ai punonte me bateri dhe kishte tri drita:Driten per nate,te kuqen dhe te gjelberten,keshtu qe mund te jepte edhe ma shum sinjale per trenat ne qarkullim.Shum gjate u mirresha ne vehten time me litrikun e Jupes,duke medituar nga largesija,se si do te dukej ta kisha ne pronsin time,por kursesi nuk ma perthekonte ta realizoja kete deshire,qe megjathate nuk ishte edhe aq shum e madhe!Andaj trenat te cilat po i runte Jupa,vinin e shkonin pa ndal:ata te udhtareve,te transportit (me panxhar sheqer,me mallra,dru,mjete,kafshe...)Ndonjëherë, por kjo ndodhte rrallë, qëllonte të vinte ndonjë tren jasht orarit të rregullt, si ai treni i kaltër, me perde në dritarët e mbyllura, që i thonin “treni zyrtar”, dhe padyshim bartte autaritete të larta shtetrore.Ketë ne e supozonim edhe pse nuk e dinim se kush mund të ishte ne te.

5.

Për trenin e kaltër,misterioz, bisedohej gjërë e gjatë në katundin tim. Shtroheshin pyetje se kush mund të kishte qenë, çfarë kerkonte ai në Pejë, a ishte kthyer nga Peja, a do kishte lidhje kjo me sigurinë dhe fatin tone?…Bisedat e këtilla, zakonisht, bëheheshin në mbrëmje, kur argatët ktheheshin nga arat, nga punët e ditës, aty para shitorës së katundit, ku gjatë muhabetit nuk mungonte as ndonjë konzervë peshku ,duhan të grimë të mbjeshtjellur nga kutiat, që shoqëroj me ndonjë birrë vendore, nga se vetëm një lloj birre kishte atëherë!

Pra, treni i asaj kohe, mbarte në vete edhe fate njerëzish, brenga, gëzime, hidherime,mistere,pyetje,nisma jete … dhe si i tillë kishte lidhje shpirtërtore edhe me jetën në katund.Treni sillte edhe lajme nga qyeti…Kur dikush vinte, ta zëmë, nga Peja, ai do të rrëfente se çfarë ka parë atje, kend ka takuar, sillte ndonjë thashetheme, ndonjë të re, deri edhe si po silleshin çmimet e artikujve ushqimor jetësor. Më janë ngulitur në kujtesën time ato të shtunat, ditët e tregut, kur banorët e shumë katundeve që i mbidhte treni, shkonin për të bërë pazar ne Peje, me shporta me vezë, 5-6 riska djath, 2-3 kilogram kos të kulluar, dikush me ndonjë pulë që ia kishte lidhur këmbët, tjetri me gjysëm thesi fasule, ndonjë me ndonje pjepër që i jepte erë tërë vagonit. Në të kthyer nga tregu,nga qyeteti me drita, ata ishin sërish të ngarkuar me gjërat që si kishte katundi, me vaj ushqimi, gas vajguri për llamba, sepse katundi nuk kishte rrymë elektrike, ndonjë qiri për festa…, veshmbathje për fëmijët dhe anëtarët e familjes, e gjëra tjera më të nevojshme për jetë… Pritja me gëzim të papërshkruar prindërit e mij kur më sillnin ndonjë çeskë të vogël me bombona lara-lara,që më ëmbëlsonin shpirtin. Në çeskën e mbështjellë nga letra kishte pak bombona… Gjithëherë mendoja qe nje nga ata ta e ruaja që kur të shkoja në shtrat, ta mbaja në gojë, helbete se mos do të më qëndronte tërë natën duke u shkrirë sa më ngadalë,ne menyre qe knaqesija te zgjaste sa ma gjate!...

Dhe, treni, edhe sipas fantazisë sime fëmijërore, sikur nuk e ndalonte kurrë qarkullimin. Edhe unë, sikurse treni kisha filluar rugëtimin e e jetës,her me trenin e here pa te... Katër vjet në shkollen fillore ne Budisalc dhe katër të tjera në gjimnazin klasik në Klinë,udhtoja nga një herë me tren, por jo gjithnjë, sepse mundësitë per te i mbarte keto shpenzime ishin të pakta. Kur udhëtoja këmbë, me çantën plot libra në shpindë, mberthehesha hekurudhës e cila nuk mbaronte kurr,në shkurje-vajtje për në shkollë bëja nga 15 km. në

6.

ditë. Jo rallë, edhe lexoja libra gjatë rrugës, i shoqëruar nga shtyllat e telefonit, të cilët i përdorja edhe si ushtrime të matematikës!... Nganjëherë, në shkollë më binte të shkoja në ndrresën e pasditës. Në të kthyer, biente terri. Nata e kishte një të keqe, nga se shpesh përballësha me lokuni qenësh të familjeve të “doselenikëve”(kolonëve). Ashtu si isha i tretur ne mendime nje nate dimri,dhe me dukej ne largesi degjosha te lehura te ngulfatura te qenve,papritmas nja dhjet hapa nga une do me msyen ne pabesi nji tube qenesh me te lehura tmerruese ,sa qe per momentin me dukej se floket zhishka me qitnin! Frika nga qente, mua si fëmijë,nuk me zmbrapste edhe pse ballafaqimi me ta më frikësonte shumë, por në vetëvete gjeja forcë dhe kurajo për t‘u mbrojtur dhe qëndruar.

Treni nuk kishte të ndalur. Nga stacioni përballë oborrit tim,vazhdonte udhëtimi i njerëzve në destinacone të ndryshme. Një ditë, ai do të më shpiente edhe mua në Beograd, atje ku edhe i mbarova studimet dhe nga ku per cdo muaj po me te njetin tren vija ne shtepi..Gjatë udhtimeve me trenin tim të fëmijërisë, mësova se trenat dhe hekurudhat i lidhin edhe kontinenetet, jo vetëm Pejën dhe Prishtinën me Shëngjergjin tim!.

Ndërsa treni i cili udhtonte pa ndalur, si relikt dhe dëshmi e ecjeve të mia dhe ecjeve tona nëpër mote, gadi një shekullor, mbarte në vete shumë vuajtje, skrifica, heroizma.Mbartë finikrinë dhe krenarinë e popullit tim karshi epokës më të gjatë të një okupimi kolonial dhe luftën për çlirim dhe liri të cilen sot po e gëzojmë.

Dhe, sërish treni vazhdonte turin e tij sipas orarit po te njete edhe sot,por vetem me nji dallim,qe treni tash ma i moderuar, eshte dhurate nga Holanda dhe shenjezimet e shkruara pran dritareve mund te i kuptoj! Se fundmi asnjëherë nuk e kisha imagjinuar se një ditë, ky tren i ëndrrave të mija nga i cili aq shum jam frigsuar, do të më shpinte edhe mua nji dite diku larg, përtej horizontit të katundit tim Shëngjergjit, dhe ate shumë larg, në skajet e pafundeta të jetës sime, përtje oqeanit.

Tani pas gjith ketyre viteve ,cdo pushim veror qe kaloj ne vendlindje,se paku nji udhtim e beje me trenin e femijeris sime,me te cilin me lidhin shum kujtime,ngjarje jete,vuajtje, mallengjime,endrra...me te cilat pa ndalur bashkjetoj cdo dite, e edhe sot.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat