Lumi im i madh - Bota Sot
Lumi im i madh

Kultura

Lumi im i madh

Nga: Zymer Mehani Më: 8 qershor 2020 Në ora: 09:39
Zymer Mehani

Nganjëherë m'i ngjan Kalit të Baladës

Me jelën e bardhë i mbushur gjithë shkumbë

Çfarë bart në shpinën tënde që kurrë nuk e kërruse

Cili qenka ai kalorës që të kalëron

E të ndalet s'dashka as n' paqë as n'furtunë

Edhe vashës mitare me lot në sy m'i ngjan

Ashtu me dënesje kë po e vajton

Kush po t'i shiton ato brigje tua

Melodinë nanuritëse kush po ta ndalon

Ti ngado që shkon je bashkë me përroskat në shoqëri

E unë kam dëshirat dhe ëndrrat për bashkim të tonës etni

Ti shkon e kthehesh e plagët t' kthehen në lule

Kurse unë shkoj e s' vij e me plagë n'shpirt mbushem

Gjithmonë ecësh kah gjerësitë Lumi im i Madh

Rroftë dashuria jote - e bukura gurrë me valë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat