Në sokakun e gurëve

Kultura

Në sokakun e gurëve

Nga: Neki Lulaj Më: 8 qershor 2020 Në ora: 22:19
Neki Lulaj

Sa herë kaloj te Sokaku i Gurëve

Dëgjoj kollitjen e hapave të tu në errësirë.

Dhe fjala më futet thellë tre lëkurëve.

Duke prekur  Dashurinë, Muzën Simfoninë.

 

E di, unë dhe ti të njëjtë nuk jemi.

Rrugët e mia kanë  leqe e pengesa.

Kanë rrasa e gurë të mprehtë thepi.

Kanë udhëkryqe dhe shumë ferra

 

Por diku kemi diçka që fort i bashkon

Kemi dashurinë e buzëqeshjen që të jep jetë.

Po kemi dhe pak dhimbje, pikëllim dhe lotë.

Kemi një busull që nuk gabon asnjëherë.

 

E prapë nesër do rinisim një rrugë

Atë shteg që quhet “Ruga e Diellit”

Se jeta nuk i mbaron ëndrrat kurrë

As në atë rrugë ku sheh  me sytë e qiellit

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat