Shikimet djallëzore - Bota Sot
Shikimet djallëzore

Kultura

Shikimet djallëzore

Nga: Valëza Fusha Më: 10 qershor 2020 Në ora: 08:02
Valëza Fusha

Ta duan të keqen e s'ta thonë
Para syve të sillen dashamirë
Ligësia u shfaqet dikur vonë
Si malli i lig me çmim të lirë.

Të duan dhe s'të duan njëkohësisht
Kur ti je i denjë për mirësi
Në krahun tënd vënë fytyrën e brishtë
Shprehin sadopak të tyren lakmi.

Përqafimin djallëzor s'ta thonë
S'ta thonë as fytyrën se kanë plot
Mundohesh t'i duash sa s'është vonë
Po mirësia jote humbet kot.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat