Dollitë poetike të Sead Ramadanit

Kultura

Dollitë poetike të Sead Ramadanit

Nga: Sulejman Mehazi Më: 10 qershor 2020 Në ora: 17:24
Sulejman Mehazi

Poezitë e Sead Ramadanit, nuk janë vargje  madhështore, por vargje  e strofa të një fillimi madhështor. Kjo shihet te përbledhja poetike: "Në kthetrat e kohës", që sipërfaqësisht duken poezi të pamasë, dhe, se lexuesi duhet të jetë shumë i hollë për ta ndjerë poezinë e Sead Ramadanit për shkak se ajo s'mund të kuptohet intelektualisht, por vetëm intuitivisht. Pikat destinacionuese të 57 poezive të përmbledhjes "Në kthetrat e kohës" kanë të bëjnë midis mendjes, zemrës dhe shpirtit, midis ndjenjës dhe dashurisë, midis përkujtimit e mallit,  sidomos midis tronditjes apo furtunës poetike. Motivi përqëndrues poetik i librit "Në kthetrat e kohës" është një e humbur e pakthyeshme e poetit, një e kaluar që ia shton ndjenjat e brendshme për të krijuar poezi, s'është objekt, por subjekt dhembjesh shpirtërore. Pikat motivuese poetike të poetit janë me shumë kthetra dhembjesh, mallesh e përjetimesh. Pra, vet titulli i librit "Në kthetrat e kohës" është metaforë kryesore e shpirtit të trazuar për të pirë dollinë e jetës dhe dashurisë me anë të frymëzimit poetikë:

"Në këtë përvjetor,
cakërojmë gotat, çojmë dolli,
nëpër valët e viteve s'bashku notojmë,
engjëlli im, e imja dashuri"
                       "Dolli për veten", f.q. 21.

Motivet poetike të Ramadanit janë shumë të holla, gjykuese, vepruese, perceptuese, delikate e të brishta.
Pikëqëndrimi poetik i "Kthetrave" i përket egos fizike e shpirtërore të poetit, kurse "koha" i përket jetës së poetit. "Kthetrat"  kanë të bëjnë me vuajtjet, dhembjet, përmallimet, dashuritë, kurse "koha" me jetën e shkrirë, të humbur e të kaluar të poetit. Në njërën anë të "kthetrave" poetike, janë përjetimet, perceptimet e vuajtjet shpirtërore të pa mëshirshme të pabesisë:

"Pabesia,
ky ves i shëmtuar,
si njollë në gjenet e shpirtligut,
thikë e ngulur thellë mbas shpine"
                           "Pabesia", f.q. 23.

Në anën tjetër, poeti ka të bëjë me "kohën" e koha ka të bejë, me minutat, orët, ditët, javët, muajt e vitet e kaluara  që fatkeqësisht po shemben si "Nica" e poetit:

"Nica ime, kështjellë themeldalë,
ngadalë po shembesh në heshtje,"
                             "Nica ime", f.q. 22.

Poeti Sead Ramadani me anë të përmbledhjes "Në kthetrat e kohës" poetikisht vëzhgon, vëren e mat kohën njësoj si akrepat e orës të cilët në një të ardhme do argumentojnë për "Arrnjetin" e poetit "që me lot pikëllimi, lot gëzimi,...16 shekuj" me "plot fajësi, plot lavdi"

BURIMI I FRYMËZIMIT POETIKË

1.Një pjesë e poezive të shkruara nga ana e poetit përmban mallin e dashurinë ndaj natyrës, ambientit vizual që mbart psikologji sociale me frymë shqiptare ndaj traditës, vendlindjes, jetës popullore, e ato janë:
-"Arnjeti im", f.q.25.
-"Toka e harruar", f.q.27.
-"Korbi i zi", f.q. 30.
-"Kopshti me lule"  f.q. 44.
-"Plepi" f.q. 49.
-"Një copë bukë", f.q. 53.
-"Arkivoli ma dërgoni në Iliridë", f.q. 54.
-"Kështjella dardane", f.q. 60.
-"Gurët e shenjtë", f.q. 61.
-"Fitër Bajrami", f.q. 63.
-"Monopoli", f.q 74.
-"Lulja e vyshkur", fq. 77.
-"Poetit të Rugovës", f.q. 84.
-"Shkallët"  f.q. 87.
-"Gota", f.q. 89.
-"Carani i votrës", f.q 93.
-"Guri", f.q. 99.
-"Kush i bën varrin tjetrit, bie vetë brenda", f.q. 102.
-"Në vjeshtë", f.q.105.

2. Pjesa tjetër e poezive ka të bëjë me mallin, hidhërimin, vuajtjet dashurore, mallëngjime, mallkime, pikëllime, dhembje shpirtërore, gëzime, këto janë poezi më intime e përjetuese, ato janë:

-"Dolli për veten", f.q. 21.
-"Pabesia", f.q. 23.
-"Malli im"  f.q. 28.
-"Unë feudal", f.q. 33.
-"Mallëngjimi", f.q. 35.
-"Sytë e mi",f.q. 37.
-"Rekuiem", f.q. 38.
-"Pa titull", f.q. 40.
-"Lotët më ngulfatin", f.q. 41.
-"Zilia", f.q. 42.
-"Labirintet e kohës", f.q. 43.
-"Terr i mallkuar", f.q. 45.
-"Koha", f.q. 47.
-"Besa", f.q. 50.
-"Harresa", f.q. 52.
-"Kërshëria", 56.
-"Pak për tradhtinë, 58.
-"Mallkimi", 59.
-"Fitër Bajrami", f.q. 63.
-"Krishlindjet", f.q. 65.
-"Faj", f.q. 66.
-"Çoroditje", f.q. 68.
-"Koha shëron plagët", f.q. 70.
-"Mbi qetësinë", f.q. 71.
-"Foli legjenda vetë", f.q. 72.
-"E vërteta vonon, por kurrë s'harron", f.q.78.
-"Arratisje e hovshme", f.q. 80.
-"Në sirtar", f.q. 81.
-"Kyçi i misterit", f.q. 83.
-"Në ëndërr",f.q. 91.
-"Vragë e pashlyer", f.q.95.
-"Gështenja në formë zemre", f.q. 96.
-"Germat", f.q. 97.
-"Jam në hall", f.q. 104.
-"Brisë", f.q. 106.
-"Jetë e mjerë, f.q. 108.

Vërejtje e vogël poetike:

Tri  poezitë e poshtëshënuara me tituj aforizmash, të fjalëve të urta prozaike:

1. "Kush i bën varrin tjetrit, bie vetë brenda", f.q. 102.
2. ."E vërteta vonon, por kurrë s'harron", f.q.73.
3. -"Koha shëron plagët", f.q. 78.

Do të ishte shumë më mire sikur titujt e lartpërmendur të zëvendësoheshin me vargjet brenda këtyre poezive.

Poetit Sead Ramadanit i dëshirojmë suksese të mëtejme artistike!

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat