Në ditëlindjen e Aurorës

Kultura

Në ditëlindjen e Aurorës

Nga: Albert Habazaj Më: 10 qershor 2020 Në ora: 19:26
Albert Habazaj

Festa që ka sot Aurora
S'i përket vetëm familjes,
Dhe unë i uroj nga Vlora
11 vitet e lindjes.



Ditëlindj' e Aurorës sot
Merr përmasa simbolike,
Një vashë shqiptare në botë,
Çupë qytetare kreshnike.



Gëzimi i vogëlushes
Feks në Londër, Has e Vlorë,
Shpirti mjalt qershori mbushet,
Kur gjithë botën merr në dorë.


Porsi Hasi dhe Pashtriku,
Mbushet shpresë Çika, Çipini,
Freskon ballin Mesapliku,
Sa bukur qesh Dukagjini!


Sivëlla i poetit Servet Bytyçi, nga Vlora, Albert Habazaj

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat