Përherë

Kultura

Përherë

Nga: Valëza Fusha Më: 11 qershor 2020 Në ora: 08:49
Valëza Fusha

Kur s'e them atë që dua
Ik te një përrua
Mendimet i qëndis
Si mishin me thua.

Po si më ikin pa mend
E si e gjejnë atë vend
Që muzën s'e rastisë
E vargut s'i lë rend.

Mendtë s'i kam në kokë
Vetës s'i lë shokë
Me vargun vargohem
E ujin e bëj tokë...

E tash po ik të fshihem
Aty ku mirë ndihem
Me strofë të shoqërohem
E n'siklet mos të vihem.

Anës liqenit të varguar
Afër detit mjegulluar.

Dikund larg pavdekësisë
Afër vargut, dashurisë...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat