Poet më unë s'jam

Kultura

Poet më unë s'jam

Nga: Zymer Mehani Më: 11 qershor 2020 Në ora: 08:57
Zymer Mehani

Telat e harpës sime
U këputën nga erërat

Bebëzat e syve të mi
I verboi tehu i stuhisë

Gishtërinjtë e duarve të mia
I preu thika e zemerisë

Dridhen telat deri në dhembje
Tradhtia paska goditje për shembje

Mbi ballë më qëndron e nderë
Nata e vështirë-skëterrë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat