Këndojnë gjelat për hak të qejfit

Kultura

Këndojnë gjelat për hak të qejfit

Nga: Fatmir Lohja Më: 12 qershor 2020 Në ora: 09:51
Fatmir Lohja

Dikur e një kohë, në Komitetin e Partisë u bë një analizë e thellë për kulturën. Në përfundim , një nga shokët e tribunës  i  drejtohet  rapsodit të njohur :” Çfarë mësuat  në këtë takim?

Mësova, se  edhe kur këndojnë gjelat, për hak të qejfit, u cilësoka aktivitet kulturor,-  ia kthen   me sinqeritet rapsodi.

Thonë, se nga kjo përgjigje, shumë qeshën në sallë, ndërsa pyetsi u nervozua  me rapsodin. Vitet kanë kaluar. Banorët, këto ditë,  zgjuarsinë e përgjigjes,  e nxorrën nga arkivat e memorjes kolektive.

Po propogandohet nga tëra palët, arritje e madhe, konsensusi për  reformës zgjedhore. Gjindja po  shushatet nga propaganda, se kush ka fituar më shumë. Katër askushë, në Këshillin Politik, paskan vendosur për të ardhmen e Shqipërisë!? Per rreth dy vite, në media të ndryshme , si gjelat, kanë kënduar  për hak qejfit, se po bejmë punë të mëdha, në mbrotjen e votës se lirë.

Opozita ,për këtë kauzë,  i këndoi këngët  në; çadër ,për zgjedhjet e përgjithshme;  rrugë, pas  braktisjes së parlamentit ; trotuare, për  mospjesmarrjen  në zgjedhjet lokale. Meqë nuk kishin bërë asnjë punë konkrete, në ditët e fundit të afatit të marrëveshjes, qe e patën lënë vetë me këngë dhe burrëri, u rreshtuan vizat e kuqe  pa hesap, nga tëra palët.

Ngaqë nuk u pëlqeu kënga, ndërhynë ambasadat. I ulën në tavolinë këndezat, me orë të gjata, deri sa t’i hiqnin vetë vizat e kuqe, për të mos stonuar në koncertin e madh . Në një  natë pa hënë , u dha lajmi nga mediat, se doli tymi i bardhë në oxhak , si rezultat i marrëveshjes historike.

Kur gjindja e panë të shkruar konsensusin historik, u befasuan. Nuk panë ndryshime  cilesore , nga ajo që ka qënë më përpara, si kryeshkaktaria e vjedhjes se votët. Opinioni publik u bind, se Këshilli Politik ka kënduar për qejf të vet, meqë marrëveshja do të votohet në  parlament. U lexua, u stërlexua kushtetuta, nuk doli asnjë gërmë, që të shpjegojë se çfarë është Këshilli Politik.

Pas konsensusit historik, nisën të këndojnë, për qejfë të tyre, deputetët e opozitës në parlament. Edhe me këto të fundit është një ngatrresë. Opozita e rrugës i cilëson tradhëtorë, ndonëse me dorën e tyre i kanë shkruar emrin në listat zgjedhore. Në kundërshtim me këtë cilësim, me të drejtë ata e mbajnë veten deputet të nderuar.

Në Shqipëri ,në krahina të ndryshme, burrin e pulës e emertojnë gjel, këndez, kaposh, …..Meqë kësaj here u morëm me këndezat, po vazhdojmë  edhe me një rrëfenjës tjetër.

Burrë e grua po pinin kafen e pasdites te shkallet e jashtme të shtëpisë.Ne oborr ,pa pritmas , këndon gjeli për hak te qejfit. Nga ky shkak nusja mbuloi fytyrën.

Pse e mbulove fytyrën! Këtu nuk ka burra të tjerë,- i drejtohet i shoqi.

Pse gjeli nuk është mashkull ?- e pyet e shoqja.

Kacagjeli yt jam unë. Kur të them mbaje fytyrën zbuluar,atë e di unë!- i kthehet  i shoqi me ton.

Kjo rrefenjës e vjetër  na kujtoj, se burrat e pulave ,në shqip  emertohen edhe kacagjelë, gjelucë, kacakaposhë, kacakëndezë,…. Edhe konsensusi “historik” po e verteton mëse mirë këtë të vertetë. Kaposhët e parlamentit, po bëjnë bera e rrufera,se nuk e votojmë konsesusin “historik”.

Kacagjelat  vendas janë zënë ngushtë, se  kujt tia prishin,e kujt tia ndreqin. Kaposhat e ambasdave kanë rënë klluk, pas marrëveshjes, se  nga kacakaposhet e tyre, kanë marrë vrejtje të shumta për ngërçin e krijuar. Kacakëndezet europian , thuhet nën zë , po e mbyllin një sy edhe kësaj here, meqë Shqipëria është rast I veçantë.

Kënga  e këndezave ,për ne shqiptarët, sjell gëzim, pavarësisht  se emertohet ngjarie kulturore, apo historike. Koncerti e gjelave  do te  arrinte majat e suksesit , po  të sinkronizohej me zërin e pulëva hallemadhe, të cilat  pa bashkëpunimin me gjelat,e lënë qymezin pa një kokërr vezë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat