Dea mbet këmbëzbathur

Kultura

Dea mbet këmbëzbathur

Nga: Skendër Zogaj Më: 12 qershor 2020 Në ora: 10:58
Skendër Zogaj

I mbeu nëna
Këpucë të reja.
-Nuk i dua -
Shqirret Dea!

Qanë zëshëm
Fortë dënesë:
- S'më pëlqen
Ngjyra e zezë!

Përse taket
Kaq të ulta?
Dua këpucë
Sikur Shkurta!

Të jenë të larta
Me ngjyrë ulluri,
Ndërsa lidhëset
Me flakë floriri.

Me mal ankesash
Çupa e shkret -
Por këmbëzbathur
N ‘oborr mbet!

Sepse nëna
Fort e fyer -
Këpucët n'shitore
I ka kthyer.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat