Mos na sillni lule

Kultura

Mos na sillni lule

Nga: Jusuf Zenunaj Më: 12 qershor 2020 Në ora: 11:05
Jusuf Zenunaj

Mos na sillni lule,
këngë për ne mos këndoni,
në këtë dimër të acartë
tek shokët tanë shkoni,
plagët e shpirtit
veç ju ua qetësoni.

Mos na sillni lule
me fjalë atdhetarie,
përkulja përpara flamurit
si dikur nuk u ka hije !

Harruat bukën në male
që e hanim bashkë,
vetëm një cigare
pinim gjashtë a shtatë,
me kėmishën e trupit
shokëve u lidhnim plagët.

Rrugën qė morëm bashkë,
në fusha e në shkrepa
harruat pas euros,
kulltuqeve tė nxehta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat