Nënë e dëshmorit

Kultura

Nënë e dëshmorit

Nga: Zymer Mehani Më: 13 qershor 2020 Në ora: 11:19
Zymer Mehani

Saherë vëmë kurora
Te ai lapidar
Për atë luftëtar
Do themi me shpirt
-Lum nëna që e lindi
Dhe kjo tokë që e rriti
E që i dha dritë

Saherë n'përvjetore
Të rënies së dëshmorit
Të vetë meteorit
Thamë me zë të lartë
-Të lumtë, nënë që e linde
E rrite atë trim
Të rrojë yti emër
E themi me zemër

Saherë e shoh shqipen
Në atë fushë t'flamurit
M'shëmbëllen me ty
O nënë e dëshmorit-
Dritë e meteorit
Për ty lutem prore
O NËNË ARBËRORE
-Ai shpirt plot dëlirësi
Të ndrittë n'përjetësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat