Kur dëgjoj që vdes në botë

Kultura

Kur dëgjoj që vdes në botë

Nga: Haki Latifi Më: 14 qershor 2020 Në ora: 08:16
Foto kujtim: Haki Latifi, Llukman Halili dhe Dashnim Hebibi

Kur dëgjoj që vdes në botë,
një njeri i vendit tim,
jam në zemer i pikëlluar,
se vdes një copë e shpirtit tim.“
Ibrahim Rugova

E pabesueshme, por fatkeqësisht jeta është edhe kjo, pa u zbutur një fije pikëllimi për ikjen nga kjo botë e Politologut, Publicistit dhe Profesionistit të gazetarisë, Dr. Llukman Halili, një tjetër mik i kohëve të vjetra. Njeri i mirë i librave e i gazetarisë së sojit më të mirë, që jetoi me një kuriozitet fëminor për natyrën njerëzore dhe me një dashuri pa zhurmë për brendinë e Atdheut, dje paska humbur betejën me sëmundjen cfilitëse.
Dje paska ikur atje ku nuk deshi
Aty ku fjala kurbet shpirtin ia treti,
Paska ikur në botën e amshuar
Me mallin e dhimbjes në zemër të ngarkuar.
Lamtumirë Lluki!
U prehsh në paqe mik i dashur!
I paharruar do të jesh për gjithë ne që të njohëm dhe patëm fatin të bashkëpunojmë!
Ngushellime familjes, miqëve dhe farefisit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat