Manifestimi Mbarëkombëtar “Festa e plisit të bardhë” edhe në Preshevë

Kultura

Manifestimi Mbarëkombëtar “Festa e plisit të bardhë” edhe në Preshevë

Nga: Sevdail Hyseni Më: 14 qershor 2020 Në ora: 08:52
Manifestimi Mbarëkombëtar “Festa e plisit të bardhë” edhe në Preshevë

Në Pallatin e Kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë, të shtunën e 13 qershorit, të këtij viti, u mbajt një takim konsultativ lidhur me organizimin e manifestimit mbarëkombëtar shqiptar, tashmë tradicional, “Festa e plisit të bardhë” edhe në Komunën e Preshevës.

Qëllimi i këtij takimi me karakter konsultativ ishte njohja për së afërmi rreth iniciativës për shtrirjen e Festës së Plisit të Bardhë nga Dajti i Tiranës dhe Prizrenit edhe në Preshevë.

Kryetari i Shoqatës për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore nga Presheva  z. Xhemaledin Salihu, pjesëmarrësve të këtij takimi konsultativ, ua bëri të njohur nismën për organizimin e Festës së Plisit të Bardhë në Caravajkë të Preshevës, një vend i mrekullueshëm për mbajtjen e këtij evenimenti të lartë kulturor.

Image
Manifestimi Mbarëkombëtar “Festa e plisit të bardhë” edhe në Preshevë

Manifestimi sipas prof. Salihut, do të organizohet gjatë muajit korrik 2020, do të ketë karakter multikulturor, në të cilin pritet të marrin pjesë: Shoqata Mbarëkombëtare “Bytyçi”, Tiranë-Prizren e shoqatat e tjera nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe  shoqatat e tjera joqeveritare nga Lugina e Preshevës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat