Më ndalo n’varg dielli - Bota Sot
Më ndalo n’varg dielli

Kultura

Më ndalo n’varg dielli

Nga: Agim Desku Më: 14 qershor 2020 Në ora: 22:16
Agim Desku

Më ndalo n`varg dielli

Mos më ndalo

t`i them të gjitha

Së tani kam mbetur hije

veç një cung pa rrënjë t`Ernes

Dhe pa gjethet e bukura

të pranverës së saj

Kam mbetur pa shpirt t`jetës

Veç t`vargut tënd poet

që s`ndalon kurrë

Kam mbetur të ai varg yt i bukur

Për Ernen

Vetëm me një kokë kam mbetur

edhe atë të dehur

si gota e Judës

Të helmuar nga ëndrrat

e njeriut fytyrë djalli

Të mbushur më mëkatin e helmuar

në sofrën e shtruar plot tradhti

Kam mbetur veç me ty o Diell

E di do të më ngroh

edhe pak më ka mbetur

të jetoj dhe t`i shoh zogjtë

për herë të gundit

kur kthehen në vendlindje

Se mezi mbijetova deri këtu

Ose ti sëbashku me yjet më ngrohni

se shpirti akull m`u ka ba

Si me pas jetue nëpër akullnajat e Sibirit

Më qajë të lutem

veç ti poet e di ngohtësinë time

Dhe vëri këto vargje në frymën tënde

Është e njëjta frymë

që ka vite më është ndalur.

ÇLIRIMI

-në shenjë kujtimi për NATON

Nuk harrohet liria

e rikthyer në mbretëri

As vdekja kryeneqe

që ma hengri jetën

Sy e vesh jetova

veç në pëllembë dore

Liri tani më thuaj ku je

Pas pesë shekujve të ferrit

A qëndron më mua

Mos më çmend

të bërtas

Deri ku shqipet lindin

Heronj

Kur kënga nuk këndohet ma

me lot

Vdisni ju demonët

e pas luftës

Ëndrrat m'i morën

dashnitë e diellit

Yjet thurin këngë

për Ernen

Bota i do kujtimet

që jetë e kanë luftën

Njëmijë vjet jetofsh liri

Dymijë i kam jetë

para Krishti

Të paçim

edhe në ëndrra

Nuk të harrojnë

zotnat e mi

Nëse unë jetoj i lirë

gjuhën e zanave

e mbaj në shpirt

S'ke më ik liri ma

nga unë

Toka ma s'ka vend

për varre

Heronjtë e kanë vendin

në Itakën time.


 

NË ANËN TJETËR TË DIELLIT

E njëjta flakë

ma dogji fjalën

n'shpirt

Nëse ndonjëherë e kam urrye

botën e lirë

Anës tjetër të diellit

dua t'i vëjë pik

Njeri duhet të digjet

unë apo fjala e mirë

Urreva pse nuk i ngjava

Jan Pallahut

Kur n'shesh t'qytetit u dogj

për larine

Sonte seç më mungon

gjuha e Naimit

Të digjem unë

për atdheun e dashurinë

Ç'më mungon kënga e Mjedës

për bilbilin

Kur jam larg teje

me vargje dua të ju flas

Dua të çmallëm

deri në qiell të bërtas

Lahuta e Fishtës

ç'më del para

orë e cast

I kam kërkue leje

dritës së diellit

T`i dal n`ballë

demonve t`marrëzisë

Sa herë shekujt

në ferr më kanë lenë

Mos më u dallue

nga fytyra e tradhtisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat