Të shohësh vetëm, bardhë e zi... - Bota Sot
Të shohësh vetëm, bardhë e zi...

Kultura

Të shohësh vetëm, bardhë e zi...

Nga: Petrit Dibrani Më: 15 qershor 2020 Në ora: 00:07
Petrit Dibrani

Shkrime, analiza, parashikime, zbulime dhe skenare të shumta për Kosovën!

Ata të cilët, ndjellin keq, dhe shohin vetëm bardhë e zi, e keqja mundë t’iu vijë në prag të shtëpisë.

Thuajse, ç’do ditë lexojmë vetëm shkrime, të cilat për fatin tonë të keq, ndjellin vetëm urrejtje dhe dhunë.

Të shohësh vetëm, bardhë e zi!

Ç’ka nën kupton?!

Përceptimi i thjeshtëzuar i gjendjes në vend, propagandon skenare, të nxituara si zgjidhje dhe nxit dhunën!

Të menduarit delirant është një parashkallë e mendimit idiotik. Ata, që nuk e kanë kuptuar deri tani, e kaluara i ofron shumë material për ta parë.

Diskursi i shkrimeve për publikun, i ngjanë një pune pa mend.

Psh.

Të gjithë pjesëmarrësit janë mbledhur për të marrë pjesë, në një kërcim së larti, një lartësi e re është përcaktuar dhe tani, të pranishmit diskutojnë me zell, nëse kjo lartësi do të arrihet. Grindja me njëri tjetrin, për pohimin në dukje është absurd, se pengesa në këtë lartësi mund të kalohet, duke i vënë përballë pohimin në dukje absurd, se është e pamundur që kjo lartësi të kalohet dhe madje mund të çojë, në një thyerje qafe.

Të shkruarit, duke i parë vetëm dy ngjyra bardhë e zi, është fillimishtë mendim delirant, pastaj sigurishtë edhe mund të nxit dhunën, brenda mjedisit shoqëror.

Shpeshherë, shkrime të gjata pa kuptim, duke parë vetëm bardhë e zi, ku na dërgojn si shoqëri?!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat