Një ditë, të vetme... - Bota Sot
Një ditë, të vetme...

Kultura

Një ditë, të vetme...

Nga: Petrit Dibrani Më: 16 qershor 2020 Në ora: 23:54
Petrit Dibrani

Sikur vetëm, një ditë të vetme, të lexoj apo ndëgjoj se dikush nga, opinionistët, analistët, parashikuesit dhe zbuluesit shqiptarë, do të shkruante vetëm njëher, se si duhet bashkërenduar apo unifikuar mendimet rreth qështjeve kombëtare, do isha njeriu më i lumtur në botë.....

Nuk e besoj, se do e kam atë fat!!

Pse?

 Sepse; opinionistët, zbuluesit, parashikuesit, analistët, se kanë fare mendjen te UNITETI.

Disa s’kanë dije, disa as që duan të jenë, unifikues!

Të lartëcekurit, janë mësuar të, kritikojnë dhe asnjëher të propozojnë, të ëndërrojnë se po zbulojnë, të pretendojnë se po parashikojnë, dhe të flasin sikur po analizojnë.

Tmerr, shokuese....

Ndoshta nga dashuria e tepruar, ndaj “atdheut”.

Jo, nga dashuria e tepruar ndaj parave, ndaj të mirave materiale, u janë vërbuar sytë, i ka mbytur lakmia, apo ndoshta edhe më keq, duan ta shohin atdheun e tyre në këtë gjendje, të rënduar.

Kam bindjen se të lartëcekurit, kur janë vetëm para pasqyrës, mendojnë se, si ata nuk është askush!

Po mendojnë, se po parashikojnë, duke mos e ditur se po gabojnë!

Po mendojnë, se po zbulojnë, duke mos e ditur se po dështojnë!

Dhe po analizojnë, pa asnjë provë!

Oj pasqyr

Pasqyr në mur

Kush është më

I bukur se unë

Si duket, kështu po mendojnë....

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat