Tragjikomedia e politikanëve të Kosovës - Bota Sot
Tragjikomedia e politikanëve të Kosovës

Kultura

Tragjikomedia e politikanëve të Kosovës

Nga: Fatmir Shehu Më: 17 qershor 2020 Në ora: 00:11
Fatmir Shehu

Nuk jam anëtarë i asnjë partie politike por kur po i ndëgjoj dhe lexoj dekleratat e disa politikanëve duke vlerësu keqeverisjen e LVV-ës dh Arben Vitisë, qe qeverisën -lexo sunduan Kosovën ma kujtojnë barcoletën e prostitutës duke bërtitë dhe duke çirrur unë jam virgjinja që kërkoni. Disa thirren në Rugovizëm e disa ne UÇK që në realitet janë ne pole të kunderta në ato që trumbetojnë.

Për të parë thotë Fishta:
Ani kush, pra, me i pri kombit:
ju, do pyka bijtë prej llomit
qi "shqiptarë" vedit i thoni,
jo pse ju Shqipninë e doni,
jo pse ju ndo 'i send kuptoni
shka asht Atdheu e shka asht Liria,
shka asht Vllaznija a Parasija,
Përparimi e Qytetnia,
por veç pse ende der më sot
nji tyran s'po e gjeni dot,
nën kambë t'cillit ju me u shtrue,
se un ma tash ma jam regjë me jue,
e jau njof shpirtin der m'palc,
pleh i ndytë me u bartun n'shalc
e me u qitë jashta Shqipnije
E për të dytët:
„Nëse keni luftuar për këtë tokë që tërë jetën të merrni para, atëherë tregoni sa kushton kjo dashuri që t'ju paguajmë, dhe merrni plaçkat e shkoni atje ku atdheu mund të blehet me para"
Gjenerali Georg Smith Patton
Megjithatë Shqipëria do të bêhet e ju do të jeni pjesa e zezê e historisê,sepse të rënët nuk pushojnë të qetë pa u shkuar amaneti në vend .

Ndoshta do të habiteni pse? Ose do të bëheni kinse nuk e dini dhe keni vepruar për të mirën e popullit. Gjykuar nga pasuria juaj Sokrati do thoshte: “Dëshmia kryesore që ju gënjeni ështe pasuria e juaj…!

Popo ju gënjeni edhe kur fleni sepse ju nuk fleni me symbyllur, mendoni ta zhvatni popullin e shtrirë për tokë nga ju. E nuk mjafton vetëm kjo. Shantazhoni çdo kënd që u del pengesë.Bile edhe vrisni e vrasjet i mbuloni që të mos ndriqohen. Vetëm pas lufte u vranë shumë aktivistë ku edhe sot mbeten enigma vrasjet e tyre.Kronologjia e sundimit tuaj vazhdon me shantazhe, haraqe, kërcënime sidomos futja ne xhepa e gjyqakës që ua lehtëson dhe legalizon veprimtaritë e juaja kriminale pa asnjë ndëshkim ose ndonjë ndëshkim solidaresk që edhe fëmijët qeshin me dënimet që ua shqipton ju të fortëve. Krahasuar me pasurinë e juaj dënimet ishin sikur një i varfër që qeras një të panjohur më një gotë ujë nga kroi. Sot kur është aktuale bidsedimet me Sërbinë u quan në këmbë të gjithë “avokatët” e juaj që i mbani për raste specifike. Në kohën më të keqe bëtë mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë që nuk i shkonte përshtati të ashtuquajturit president most a harrojmë ta cekim i zgjedhur nga partia që ishte në pushtet dhe rrëzoi me mocion aleatin që ta merrte pushtetin që ti hapë rrugë atij që e zgjodhi pa fije turpi ndaj populli posepo por edhe ndaj të ndjerit I.Rugova që ishte i dënuar me komunikata nga po ky president .

Duke menduar këtë kronilogji kam frigë se do të dalë rroman sepse shumë të këqija i bëtë këtij populli saqë edhe toka vajton kur sheh se vatvirren ushtarët e lirisë nga skamja e skajshme por ju as që doni ti’a dini sepse ju shiqoni vetëm interest e juaja personale e pariake.

Po të mos ishin këto interesa nuk do të ishte mocioni i mosbesimit që përngjan me prindin që e lenë fëmijën e vet të sëmurë dhe ikë vet per një jetë më të mirë për vehten e tij.

Po të mos ishin këto interesa nuk do të gënjenit kundër bashkëpartiakëve tuaj që nuk pajtohen me idetë idioteske tuaja.

Kjo më kujton Faik Konicën kur thotë: “Shqipëria lindi nga Zoti, shpëtoi nga rastësia, vdiq nga politikanët.

Unë personalisht sikurse shumica e popullit jam indeferent ndaj asaj çfarë thoni e çfarë rruge politike jeni duke bërë .

Pa kokërr rrespekti për ju sepse nuk e meritoni.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat