Lamtumirë sot delet e mia, unë do loz me “Miken -o”

Kultura

Lamtumirë sot delet e mia, unë do loz me “Miken -o”

Nga:  Kalosh Çeliku Më: 19 qershor 2020 Në ora: 13:25
 Kalosh Çeliku

Erdha, në Kërçovë. Dhe, rash në Cërvicë

Varrin e Stërgjyshit kaçak: Emin Çeliku.

Që, ishte krahu djathtë  i Dervish Carës

Çliroi Shkupin. Luftë bëri në Katllanovë:

Çlirimin e Velesit. Prilepit. Manastireit.

Dhe, mezi shpëtoi me shokët Kryengritës

Luftën vazhdojë në Dibër. Dhe, Kosovë.

Qëllimi: Pasuri, pushkë. Shqipëri Etnike

Motoja luftarake, ishte: burra, me dorë!

E vizitova Babain, ku edhe mbi të kam qarë

Nanës. Vëllait Madh. Gruas besnike - mal:

Vëllezërve mi, që vdiqën fëmijë në djep

E, nuk e gëzuan Lirinë. Që, ende Larg.

Mezi u ndava nga varret, jetonin në Katund

Përjashtim nga ne, qe ende ishim në gjumë.

Arave Cërvicës, u rash këmbë pash më pash

Pasdite, dola edhe tek “Jasakët e Tikeve”:

Imzot! Fundekrye, mbuluar nga bërlloku partiak

Mëkot, gjeta dardha “turke” të Xha Derallës.

Mrizet e Zanave Fishtës. Kreshnikëve Jutbinës

Dalldisur pas posteve të Partive Politike. Larg.

Nuk i gjeta. Përçudi, sot i kishin mbuluar ferrat

As “Mullirin e Arapit”. Xha Dervishit, në “Llag”.

Nateditë, që bluanin grurin. Misërin kokërrmadh:

Katundarëve, që: Rrasnin barkun. Trutë. Thatë.

Poezi, pasmesnate: Lexova me poetë në Mal

Gati, të gjithë: Sot, ishin bërë shkrimtarë?!

Deputetë. Ministra. Dhe, drejtorë Qeverie:

Asnjëri, bujk. Bari, me janxhëkun në krah

Libra. Dhe, Penën kryengriëse në brez:

Fyellin në dorë, kullosë maleve Bagëtinë

Dhe, Bujqësinë e Naim Frashërit Madh.

Dhe, Maxhatores, bukën pjek nën Çerep. Saç:

Përkundi fëmijë, në djep. Dardhën Gorrice.

Ministrin me kusi, s’e gjeta t’i mjeli dhentë

Agait Çelike, natën ia kishin djegur stanet.

Ditën e Nesërme, i mërzitur u ktheva në Shkup

Poetë shumë me thasë, e pak barinj për kopenë.

Poezisë dalin zot. Nesër, shpetojnë Mëmëdhenë

Asesi, deri më Sot:  Si gra, dhe burra Atdhenë.

O shqiptarë, shumë këlyshë me zgjebe. Qenë

Pak ogiçë kopeje, brirëpërdredhur në dhenë...        

Vite më parë, pas demonstrateve të studentëve në Prishtinë: Kosova Republikë (1981), dhe pas “ndryshimeve” demokratike në Trojet Etnike Shqiptare: Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal i Zi, Serbi dhe Çamëri, lindën plot parti politike të reja “demokratike shqiptare”. Mos, i përmend me emër, janë shumë me thasë, e pak punë për zgjidhjen e Çështjes Shqiptare?! Selitë e tyre partiake, nëpër Katunde e Qytete, përsëri i pushtuan neokomunistët, për përfitime materiale personale. Familjare dhe partiake. Sesa, ato: kanë qenë në rrugën e duhur për një Shqipëri Etnike, këtë do ta tregojë  një Ditë, vetë Koha.

Gjatë “ndryshimeve” demokratike, pas publikimit të librit tim me satira: “Trumebtat e Tellallit” (1992), dhe Lindjes të një partie të re “demokratike” asaj kohe si (Lëvizje), Partia për Prosperitet Demokratik, e mbushur plotë neokomunistë me afat të skaduar përdorimi, nuk e pash si rrugë kaçake, Dalje nga Neokomunizmi. Prandaj, edhe lindi Libri me satira: Trumbetat e Tellallit. Pakrëndësi ka, si përfundoi ky Libër dhe autori në polici në një “bisedë informative” me njëzetë firma të “patriotëve” shqiptar me kollare kuqezi. Dhe, plotë reagime dhe sulme në gazetën e atëhershme Neokomuniste “Flaka e vëllazërimit” me shërbetorët e tyre besnik deri në varr, si redaktorë dhe gazetarë partiak neokomunsitë.

Pak më vonë si përgjigje, lindi dhe Libri: Imzot, lehin qentë (dy drama, 1993). Një vit më vonë, edhe Libri me satira: “Kali Trojës” nëpër “Bit-Pazar” (1994). Dhe, pas tij Libri: Kopeja me zgjebe ndjek Autorin (dy drama, 2000).

Lufta vazhdoi me Penë. Rëndësi, ka në këtë shkrim publicistik: Sesi, erdhi Pratia Demokratike Shqiptare në pushtet. Parti, e cila doli nga barku dhe bytha e PPD -ës, shterre e palëpirë në grazhd të Lopës për ndryshime politike. E cila edhe vetë u bë Lopë Katundi, duke pjellë shterre dhe viça të palëpirë në grazhd të Kaut tredhur nën zgjedhë për t’i lëruar Arat e Babait, rrëzë Çuke. Asaj kohe, nga Arben Xhaferri: kryetar i PDSH -ës, pas një takimi me të sy më sy, dhe kokë më kokë , m’u afrua: Një “shëtitje” 15 ditëshe në Zvicër si përfaqsues i arsimit dhe kulturës shqiptare. Dorën në zemër, isha lodhur me “politikën” e arratisur pa krye të PPD -ës të hamllave tyre në Kuvend. Vendosa, ta pranoj ofertën e PDSH -ës, pa qenë as anëtar i saj edhe sot e kësaj dite. Vetë i treti me nënkryetarin e PDSH -ës, shkrimtarin  Shazim Mehmeti nga Gostivari, dhe një anëtar kryesie nga Tetova me mbiemër Bilalli. Hë për hë, nuk më kujtohet emri, dolëm kaçakë partiak në Zvicër. Faleminderit, për atë “eskurzion” Arben Xhaferrit, ku Unë për 300 franakë zvicranë “dënim” në një Shtëpi Publike, desh përfundova me një Çoke. Dhe, jo vetëm kaq: Pas kthimit tim nga Zvicra, një miku im ma beri me dije se përpak kisha shpëtuar nga një atentat i kurdisur në atë “shëtitje” për ndryshime politike.

Vite më vonë (1998), kur Unë isha rastësisht, si Kryetar i Shoqatës të Shkrimtarëve Shqiptar, Nëna Parti (PDSH) ma kërkoi edhe borxhin e Zvicrës: Patjetër, duhej të lejoja të lexohet edhe një letër nga burgu i partizanit të tyre partiak (Alejdin Demiri), gjatë Manifestimit Tradicional Kulturor “Ditët e Naimit”, në Tetovë. Nuk e pranova.

Edhe, këtu filloi fushata e paparë partiake kundër meje si Kryetar i Shoqatës të Shkrimtarëve Shqiptar, pas një viti emërimi në Zgjedhjet e parakohshme, dhe dorëheqjes të kryetarit në Kongresin e Shoqatës të Shkrimtarëve Shqiptar të Maqedonisë, Dr. Ali Aliu. I cili, si njeriu dytë i Ibrahim Rugovës, papritmas përfundoi në Kabinetin e Kiro Gligorovit?!

Shkarkimi, ndodhi në Shkollën Fillore “Liria”. Drejtori, i Manifestimit “Ditët e Naimit”, i cili përditë vinte në Rezidencën time, dhe qante si fëmijë i papunë dhe nuk e ka as bukën e gojës, i dhash punë (drejtor manifestimi kulturor) dhe pagesë mujore për bukë. Ai, si mirënjohje me njëzetë nënshkrime false, i ndërsyer nga Nëna Parti, kërkonte shkarkimin tim nga posti i Kryetarit të SHSHM -së. Ministri i informatave, asaj kohe (Rexhap Zllatku), kuadër i PDSH -ës, dje i Partisë Komuniste me poste politike, bashkë me Këlyshin Melez me zgjebe të Llagut, që pak vite më vonë i lustruan si spiunë, nxirrnin shkumë nga goja në Kuvend për shkarkimin tim nga posti  i Kryetarit të Shkrimtarëve Shqiptar. Vit, kur lindi edhe Libri: Kopeja me zgjebe ndjek Autorin - dy drama (2000). Ngjarje, e përshkruar me aq besnikëri dhe artistike, veçse nuk i kanë emrat dhe mbiemrat në Libër. Lexuesi im besnik i shkrimeve publicistike dhe Librave të mi artistik, mesiguri  i ka deshifruar si persomazhe.

Gjatë Luftës të 2001 -it, pata një ftesë (nuk e dija organizatorin), që të marr pjesë si Kryetar i Lidhjes Shkrimtrarë të Maqedonisë në Teatrin e Kombësive, në Shkup. Në atë takim, mes të tjerëve ishin prezent edhe Eshref Aliu, Xhabir Ahmeti, Resul Shabani, Xhevat Limani dhe Sefedin Nuredini. Gjithë të ftuarit u ulëm nëpër karrike. Paprtimas, doli edhe qëllimi i këtij takimi “patriotik”, pëlqimi im (firma) dhe pajtimi i Lidhjes Shkrimtarëve Shqiptar të Maqedonisë: Shkarkimi, i kryetarit të PDSH -ës (Arben Xhaferri) nga posti partiak, ende pa pëfunduar Lufta (2001). Gjoja, se: është i sëmurë. E, nga ana tjetër në mjetet e informacionit flitej për një Marrëveshje Paqeje në Prizren mes Arbër Xhaferrit dhe Ali Ahmetit. E kuptova qëllimin antishqiptar të këtij takimi historik. Reagova, edhe publikisht: Nuk e pranova propozimin e pejsmarrësve, i cili edhe dështoi atë ditë. Për fat, edhe kaloi refuzimi im: Nuk u pranua shkarkimi nga posti i kryetari të PDSH -ës, Arben Xhaferri. Pak ditë, më vonë në Prizren, me Ali Ahmetin dhe Arben Xhaferrin u firmosë edhe Paqa, Fundi i Luftës (2001). Përfundimi i së cilës u kurorëzua me “Marrveshjen e Ohërit” para Ndërkombëtarëve.

Iku, edhe ajo kohë “erotike” partiake e salloneve Neokomunsite. Erdhi, koha e BDI -së, po me ato pjella (viça) partiak para kamerave televizive për pushtet: PYKA shelgu, “kuqezinjtë” e Shqipërisë, Partitë Politike me “Besë” e pa Besë. Vetëvendosje, turreshin pas themelimit të partive politike të reja, asaj thënies historike italiane: “Touto albanzi, touto comandanti”. Luftës për pushtet, pasuri dhe poste partiake, në emër të popullit shqiptar. E, harronin, se: Politika është profesion. Akull. Nëse, nuk di të rrëshqasësh, mund ta thyesh kokën.

Kohën e fundit i pëcjell me vëmendje  edhe pretendimet e Lëvizjes Vetëvendosja si Parti Politike për ndryshime, e cila i fitoi Zgjedhjet dhe Kryeministrin në Kosovë (2020), por në pushtet e humbi “Fitoren”. Tashti, pa e zgjidhë problemin që ka me Vetëveten, pas themelimit të Partisë Politike në Tiranë, përpiqet të themelojë Parti Politike edhe në Shkup. Rrezik, që mund të përfundojë si Partia e “kuqezinjëve” të Kreshnik Spahiut.

Vite, kur Unë ende e dëgjoj shpesh përmes valëve të Radio Shkupit, këngën popullore antologjike: “Dhentë e mia kush i do, se: Nuk jam i zoti më për to. Dhe, Do loz me Miken -o”. Herë e kënduar nga një grua, e herë nga një burrë. Shkrim publicistik, që e publikova në mjetet e informacionit dhe Librin PYKË shelgu. Aludoja tek Ali Ahmeti. Po, siç duket: Ai nuk e mori këtë porosi politike – artistike si serioze.

Koha erdhi, vetë Unë: Sot, ta këndoj atë këngë erotike - patroitike: “Dhentë e mia, kush i do, se Unë: Sot, do loz me Miken -o”. Xhadinë…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat