Diçka po më mbyt

Kultura

Diçka po më mbyt

Nga: Neki Lulaj Më: 19 qershor 2020 Në ora: 21:14
Neki Lulaj

Diçka brenda vetes më currit, fort  më sëmbon

Si gjinkalla në vapë po më zukat nëpër hije.

Qielli më është bërë gurë e era bishë po frymon

Në kohën e pakohë diçka  sikur  një mur po më bie.

 

Lëngata si futë e zezë vitesh po djeg  si në vapë

Kur dëgjoj fyerjet,batutat  e pëplase si gjela.

Dashuria po më thahet si kashta e thatë në mullar

Kur mësoj se si nga kosherja amë po ikën bleta.

 

Atje ku tokës i vjen era nënë dy gjinj do ia puthë.

I vjen era babë e  oxhak-ju shulloheni nën hije.

Ju medriokët harruat fjalën besën që dhatë në luftë

Jeni shndërruar në kasap votash e  në kusarë lirie.

 

Zabelin e mëkatëve kurrë s`do t`ua falë.

Mallkimi ju zë peng dhe koha do ju dënojë.

Në Purgatorin e Dantes shpirti do ju digjet në zjarr.

Këtë dënim e kanë  tradhëtarët në këtë botë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat