Në pritje - Bota Sot
Në pritje

Kultura

Në pritje

Nga: Valbona R.Hadri Më: 19 qershor 2020 Në ora: 22:34
Valbona R.Hadri

Përballë  hënës së plotë

këmishës së valës së detit

shenjëzohej ndjesia e dashurisë

në zemrën e djaloshit.

 

Dashuria për të bukurën

ngjallë shpirtin e tij prej krijuesi

për t'i vargëzuar fjalët e veshura në ar

çdo fjalë që përmbushë gjallërinë e tij.

 

Vrapimi i tij pas shëmbëllimit hirëplotë

zbukuruar me hijeshitë e luleve të verës

qëndisur në fustanin e saj

zgjoi magjinë e këngës me jehonë jete .

 

I lutej  kaltërsisë  qielliore

gjëlbërimit të fushës së virgjër

cicërimës së zogjëve u'a vë veshin

nëpër shushurimën  e gjetheve

pret Valën e lumit t'i nxjerrë krahët me

rreze dielli

për t'iu bashkuar këngës së tij

në shuarjen e mallit për të bukurën.

 

Ajo i shfaqej kudo dhe në ëndërr

me Imazhin e syçkave të saj plotë zjarr

Ajo don të nxjerrë në pah betimin e tij

për t'ia thënë të shkruar se ishte e vetmja DASHURI.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat