Dimri i përgjakur në Drenicë

Kultura

Dimri i përgjakur në Drenicë

Skënder Karaçica Nga Skënder Karaçica Më 20 qershor 2020 Në ora: 07:41

Shqiptarëve në Kosovë ua morëm armët,por ua dhamë topin!Kështu flsinin nëpër trotuarët e Beogradit,serbët paksa që dinin ,,politikën,,që ua mësonte kisha ortodokse anti Zot,anti Njeri,që,nuk i përkisnin ,,racës,,jo serbe (dhe shqiptarët)!

Ua morëm armët!Ua morëm...tashti jemi më të qetë!Por,ua dhamë shkollën në gjuhën(shqipe),klithën me sa zë që kishin serbët në Beograd(!).

Ua morëm armët,ua dhamë topin...!

*

Këto ishin disa fragmente të kohës së dimrit të përgjakur  në Drenicë.Në shpalimet historike të dimrit të ftohtë(1956),që edhe lisat në male qaheshin në dysh,po nisim rrëfimin për rrahjen deri në vdekje të tre burrave të katundit Sankofc të Drenicës.

*

Në shkollën e katundit,i kishin thirrë tërë fshtarët e Sankofcit.Thirrje ishte e shkurtë:Sillni armët ose dajaku i vdekjes,-thoshin hyzmetqarët (disa)shqipfolës të pushtetit dhe në uniformën me shenjën e vdekjes(policia serbe)!

*

Kush është Qazim Bajram Rama,Sulejman Ajazi dhe Avdyl Dan Karaçica...?-pyetën disaherë ata të pushtetit dhe me uniformën e vdekjes...

Unë jam...Unë jam...Qazimi,Sulejmani dhe Avdyli...-u thanë atyre që prisnin në një kënd të shkollës me mjetin e fortë të dhunës (gërbaq e stupca drunjsh me ngjyrën e gjakut).

*

Jo nuk kemi pushkë!Thanë tre burrat e Sankofcit.Ku i keni armët,e dimë që keni armë,po i ruani për ditën që po e prisni...-u thanë shkurt ata me uniformën e vdekjes...!Jo nuk kemi armë,u dëgjua edhe njëherë zëri i mbytur në terrin e zi të korridorit të shkollës...!

Dhe,nis dhuna e vdekjes...-na thoshte xha Zenel Vogla ,që në shenjë respekti kështu e thërrsnim në fshat.Tre ditë e tre netë,në shkollën e katundit Sankofc,tre burrat luftonin me dhunën dhe me orët e vdekjes.

Plisat u bën të kuq me gjakun e trupit...!

*

Pas tre ditëve dhe tre netëve të përgjakura,Avdyl Dan Karaçica e lëshojnë që të shkoj në shtëpi.Krejt i ulur në gjak dhe plisi i tij kishte marrë ngjyrën  e vdekjes...!Krejt këtë ngjarje si ,,dëshmitar,,ishte pamja e dimrit të vetmisë në majat e Galeshit!

Në shtëpinë e varfër Dyl Dani,që i thonin shkurt me këtë emër,pas një kohe vdes i ri dhe iu mbyll dera e shtëpisë...!

*

Për vdekjen e Dyl Danit,shkolla dhe mësuesit e fshatit,më ka rrëfyer profesor Mehmet Shala,e kemi mbyllur shkollën dhe i lëshuam  nxënësit në shtëpi dhe shkuam të varrosim Dylin e Danit,njeriun e respektuar të katundit tonë. 

Dimri i vetmisë!Dimri i pushkëve të vdekjes në  Sankofc!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat