Ata

Kultura

Ata

Nga: Zymer Mehani Më: 21 qershor 2020 Në ora: 09:00
Zymer Mehani

Çdo gjë ata kanë,
Gjithçka ,
Njerëzillëk jo,
Se njerëz nuk janë.

Apatramente
Nga dy e tri,
Sallone të bukur'
Por nuk janë të lumtur.

Femra ,
Por jo zemra.
Vetura të shtrenjta,
Por punët e shtrembëta.

Ata lavdërohen
Edhe pispillosen,
Madje dhe krekosen,
Shëmbëllejnë me bretkosën.

Me ta "fillon "historia
Ç'historia?!...
Me ta përfundon
Pisllëku e marrëzia.

S'u pikojnë çatitë,
Asgjë s'i mërzitë.
I presin dollitë,
Mezet e gostitë.

Të gjorët lajkatarë,
Pa derte dhe halle
Të mbushur me vese,
T'parët për thyerje bese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat