Të keqen nëna... - Bota Sot
Të keqen nëna...

Kultura

Të keqen nëna...

Nga: Dibran Demaku Më: 21 qershor 2020 Në ora: 11:15
Dibran Demaku

 

Të keqen nëna Vjosë moj bi
po si besove në këtë parti
në këtë parti me gra e burra
që zënë prita e shembin ura
që i zënë pritë edhe një bije
ca ngordhësira mbetur nën hije
ca ngordhësira që ikur u ka truri
dhe në mendje i bjen veç druri
veçse druri Vjosë moj bi
nuk u përdorka në demokraci
në demokraci u përdorka vota
veçse edhe ajo qenka me rrota
dhe për dëshirën e çdo vesvesi
lëvizka andej nga e do interesi...


Eu isë isa

një parti me gra e burra
zënë prita shembin ura
shembin ura zënë prita
sepse ardhur u ka dita

eu isë isa pa mustafë
seç e more këtë vend në qafë
eu mustafë hiç pa isë
po ia shti flakën shtëpisë...

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat