Dumoshi pret në takim zëvendësministrin Zefaj - Bota Sot
Dumoshi pret në takim zëvendësministrin Zefaj

Kultura

Dumoshi pret në takim zëvendësministrin Zefaj

Më: 22 qershor 2020 Në ora: 11:25
Vlora Dumoshi ,Engelbert Zefaj

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka pritur në takim zëvendësministrin e MKRS-së, Engelbert Zefaj, i cili zyrtarisht edhe ka pranuar këtë detyrë.

Ministrja Dumoshi gjatë takimit e njoftoi zëvendësministrin Zefaj për punën dhe programin që do të realizojë Ministria për këtë vit si edhe planet e MKRS-së që synohen për t’u arritur gjatë këtij mandati qeverisës.

Dumoshi e Zefaj diskutuan për bashkërendimin e punëve që pritet t’i kenë në këtë bashkëpunim në kuadër të udhëheqjes së Ministrisë.

Ministrja Dumoshi e informoi zëvendësministrin për sfidat me të cilat ballafaqohet MKRS-ja në avancimin e fushave të cilat i mbulon dhe tha se me bashkëpunim do t’i përmbushin të gjitha objektivat. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat