I infektuar me koronavirus, aktorit të njohur i ndodh e papritura, i humb ndjenjat në skenë

Kultura

I infektuar me koronavirus, aktorit të njohur i ndodh e papritura, i humb ndjenjat në skenë

Më: 22 qershor 2020 Në ora: 19:15
Ilustrim

Aktori i infektuar me koronavirus i humb ndjenjat në skenë.

Komediani D.L. Hughley njoftoi se ka testuar pozitiv për COVID-19 pasi u rrëzua në skenë gjatë një shfaqje në Nashville.

Komediani i njohur, 57 vjeçar, humbi vetëdijen ndërsa po performonte në klubin e natës Zanies të Premten në mbrëmje dhe u shtrua në spital, raportuan media, shkruan Los Angeles Times.

Ai u dërgua me urgjencë në spital, ku u bë dhe zbulimi se ishte infektuar nga Covid-19.

Aktori një ditë më vonë pastaj hodhi një mesazh në Tëitter për fansat e tij të shqetësuar “Me sa duket humba thjesht ndjenjat, nuk ka asgjë të rëndë. Më bënë tamponin dhe zbuluan se jam pozitiv me koronavirus, edhe pse nuk kam asnjë simptomë. Jam mirë, por më duhet të rri për dy javë i izoluar në dhomën time në hotel. Falenderoj mjekët dhje infermierët që u kujdesën për mua”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat