Mendova se shpëtova

Kultura

Mendova se shpëtova

Nga: Fatmir Lohja Më: 24 qershor 2020 Në ora: 10:42
Fatmir Lohja

Rastësisht, kur po kthehesha nga puna në shtëpi,takova në rrugë  mjekun  psikiatër, Agimin. Jemi miq të vjetër. Dikur kemi punuar  në një qendër shëndetësore. Qendrojmë shpeshhere  për t’u çmallur.Na ecën  biseda bukurmirë. Kur punonim bashkë,  thonin se: “ Na paska parë i njëjti diell, dhe e njëjta hënë.” E dua, dhe e respektoj  doktorin se  ka shumë humor.Ne klubin më të afërt u ulëm  me kënaqësi. E pimë nga një kafe me bisht. I treguam njëri -tjetrit se si e kaluam karantinën e gjatë. Më kryesorja qe ,se në shtëpijat tona nuk qe  futur  flama kineze.

Agimi u ankua per rritjen volumit  të punës .Më tregoi, se në këto ditë të mërzitshme, përveç pacientëve kronik, i është shtuar numri i të sëmurëve.  Shqetësimi i tij qendronte  , se pacientët janë nga mosha të ndryshme. Treguam  edhe anektodat e fundit. Duke qeshur, u ngritëm, për të shkuar në shtëpi.

Rrugës më thërret  për kafe komshiu im pensionist ,Qamili. U ndava me doktorin. Për të mos i mbetur hatri Qamilit,u ula në tavolinën e tij.Nga karantina  edhe me atë pata  kohë pa u takuar. Komshiu im është njëri i mirë, por e ka një të keqe. Flet shumë. Me daljen në pension ,ecjet në këmbë, që i bënte si agronom,  i ka zëvendësuar me fjalë  të shumta. Kur i ndez motorrat, burrë nënë nuk ka,që  ia fik. Për të mos ia prishur, porosita edhe unë një teke raki, si ai.

- Mu duk si fytyrë e parë , ai burri që ishte me ty. Kush është konkretisht?-  më pyet Qamili, pa ardhur ende porosija.

  • Gimi është mjek psikiatër.
  • E  paskam parë në televizor.  Më kanë thënë se është mjek i mirë,- u ndez  komshija.
  • Bëra një vizitë mjeksore,- i përgjigjem shkurt.
  • E si dole?

- Më diagnostikoi  gjysëm të çmendur,- u përgjigja,duke mbajtur brënda gazin shpërthyes.

U futa në këtë krah,se besoj,  nuk është mëkat,të bësh ndonjë loje me miqtë , me qellimin e mirë për ta latuar  pak,per ta bërë më të lezetshëm  në shoqëri.

Ndonëse qeshë me humor të mirë, kur u ula në tavolinë, retë e merzisë mi aviti   zoti Qamil. Më diagnostikoi  të çmendur pse kam shkuar te mjeku për vizitë,  e jo te ai. Kërkoi të më mbushte mendjen se praktikat e tija ,janë të vetmet, për të kaluar pandeminë, dhe sëmundjet e tjera  të rrezikshme.

Meqë e nisi,dhe e dija mirë, se nuk mund ta ndaloja,u shpërqendrova,për të dëgjuar këshillat e tija mjekësore. Nuk është se edhe unë nuk flas. Mosha për të dalë në pension, po më afrohet nga dita në ditë.Llafazanët,të gjithditurit,që nuk pushojnë së dërdëllisuri, me japin direkt dhimbje koke.Kur bashkebisëdon me dikë, qejfi është të dëgjosh ,dhe të flasësh.

 A mund të dëgjohen këshillat se  rakija ,edhe hudhrat janë ilaçet më të mira!? Kombinimi i tyre në; sasi; të ftohtë, apo të ngrohtë; në tre vaktet e ngrënies, na  sheroka ne shqiptarëve sëmundjet e ndryshme, pse të tillë e kemi kodin gjenetik, të trashëguar nga Ilirët !?

E ndërpreva pak,për t’i kujtuar se më të vertetë e ka dhënë  provim, në fakultet gjenetikën, por agronomët  janë për t’I sherbyer bimëve, veterinerët kafshave,ndërsa mjekët njerëzve. Rashë nga shiu në breshër.U ndez me keq. Nisi  të  më shpjegojë formulën e  AND-se .Bënte be ,e stërbe , se në atë provim ka marrë dhjetë me yllë.

- Nuk më pyete  pse më diagnostikoi gjysëm të çmendur?- iu drejtova, kur nuk munda ta dëgjoj më.

  • Jam kurioz ta di psenë.
  • Fola më pak se ti.
  • A çfarë do me thënë më këtë?

- Ke nevojë edhe ti , për një vizitë në psikiatri. Nuk kam si ta them më troç,-  i përgjigjem me kulimllëk.

Për çudi , pushoi se dërdëllisuri. Se çfarë i bluante rradakja, ai e di. Muskujt e fytyrës  i tkurreshin, dhe i liroheshin  me ritëm të shpejtë.Shpesh  shihte lart në qiell.U drithërua. Ndoshtaia kane konstatuar më përpara semundjen . Aftësinë, për të folur pa pushim, për çdo aspekt të jetës njerëzore,a ka cilësuar zgjuarsi, kulturë,tani  po i dilte marrëzi.

- Të dha ndonjë ilaç?- më pyeti befasisht.

  • Po,- ia kthej serioz.

- Mund të ma tregosh?

Në xhepa, si cigaren,  çakmakun, mbaj edhe një ilaç për të ulur aciditetin në stomak.I nxorra një kokërr .Ma mori nga dora. E pa me kuroizitetin e një fëmije.  E futi në gojë.  Me gotën e ujit e uli poshtë në stomak.

- Eshte ilaç i fortë. Nuk bën ta pishë më shpesh se një herë në muaj,më ka porositur mjeku,- i bëj sqarimin, për të   shpëtuar sëpaku një muaj nga ai.

 Të tregoj të vertetën ,pas këtij veprimit,teoritë e hudhrave dhe rakisë nuk i përmendi më . Nga sëmundja,nuk pushonte se  lavdëruar  ilaçin  sapo piu. Kur mbaroi  stërlavderimet për ilaçin, dhe mjekët tanë, thirri kamarierin. Pagoi paratë. U ngritëm të heshtur  nga tavolina. Edhe kur u ndamë ,nuk e folëm asnjë fjalë.

 

Pas një muaj më merr në telefon doktor Agimi . Më tregon se Qamili i ka shkuar për vizitë mjekësore. I kërkon për kurim , hapin që i kam dhënë unë. Kur i tregova se i kam dhënë ilaçin ,që përdor për uljen e aciditetit në stomak,u mek duke qeshur. Në atë gaz ,më tregoi , se ai nuk e mban atë liaç.I rekomandova t’I jepte ndonjë ilaç, nga ato që mban në pavion. Ma kujtoi se ilaçet e pavionit tij, janë për të marrët. E këshillova t’i jepte ndonjë vitaminë, që pi për vetë,the t’I thonte  se është me afat gjashtëmujor, me qellimin e mirë ta hiqte  nga shpina e vet , edhe e imja, sepaku gjysmën e vitit.

 

Në një ditë të bukur ,më  njoftojnë, se vetë zoti Qamil, më kërkonte për të më takuar, te dera e jashtme e poliklinikës. Dola me ankth nga zyra. Nuk e dija nëse e ka marrë vesh lojën time. Ec e duroje më pas Qamilin!? U takuam sipas kodeve të vëna nga qeveria, për ndalimin e pandemisë.  Në lokal porositëm kafe me bisht. Nuk i vura re nervoziëm,por përkundrazi Qamili nuk pushonte së lavderuari ilaçet dobibërës, doktor Agimin, edhe mua se i kam shokët e mirë. Edhe nga gruaja, edhe nga  fëmijët , uronin doktor Agmin të parin, mua të dytin,  për jetëgjatësi,  se u ka shpëtuar shtëpija nga kundërmimi i aromave të hudhrave dhe rakisë.

Në një moment e pyeta se cili ilaç i ka bërë më mirë. Me sinqeritet me tregoi , se ai që i kam dhënë unë ka qënë më qetësues. T’i tregoja ,se nuk është ilaçi, që e ka qetësuar, por  mungesa e rakisë, dhe hudhrat, që nuk ia djegim më stomakun,do të më dilte hilja në dritë.

- Mesa shoh  nuk je kuruar mirë?- ia ndërpres ligjeratën e drejtë.

  • Pse?- me pyet i frikësuar.
  • Ende flet shumë.

- Kam ditë që flas me vete. Frojdi, na këshillon, qe të shpëtosh nga marrëzitë ,duhet të rrefehesh si në kishe te mjeku.Në mos folsha edhe  me ju,që po më kuroni , me ke dreqin kam për  folur , që të sherohem  ?- më pyet me sinqeritet maksimal.

Nuk e mbajta më veten. Duke qeshur e porosita edhe nga një teke raki,të cilat Qamili nuk i pranoi në asnjë mënyrë. U gëzova. Mendova se i kanë ardhur mend e kresë. U merzita, kur më tha, se pas gjashtëmuajve,do të vinte te unë,për të marrë ilaçin tjetër. Mendova se me lojën, shpëtova nga ligjeratat e gjata .Pse ishte kaq tutkun ,nuk e kam menduar asnjëherë,se nuk do ta nisja lojën. Mirë që nuk kam shpëtuar,por nuk e di sa gjatë do t’i vazhdoje magjija? Loja e pati një të mirë.  Tërë ata  që e njohin Qamilin tregojnë, se nuk mban më leksione të gjata për vlerat kuruese të rakise dhe hudhrave. Thonë se :”Vesi del me shpirtin!” Do Perëndia, Qamilin e mirë, e shëron  plotësisht,pa ia marrë shpirtin,se kështu fitojmë të gjithë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat