Nëpër shtegun e malit të dheut - Bota Sot
Nëpër shtegun e malit të dheut

Kultura

Nëpër shtegun e malit të dheut

Nga: Remzi Limani Më: 24 qershor 2020 Në ora: 15:04
Remzi Limani

Është kënaqësi kur marrim n'thua mbi të mirën ngulur rrugëve të bardha, ku etja e vjershëtarit shpalosë krahët - atje ku miqësia mirren ngrukas për të njejtën etje, e cili vret këndshëm, porsi kënga e mallit mbi vetull burri.

Kur kënga e mallit shndërrohet në poemë, na jep një pasqyrim lucid për mallin qëmoti të banuar në konakun e Pedagugut, shkrimtarit e studiuesit të letrave shqipe z. Bardhul Maliqi, i cili, para lexuesit shtron poemën e tij, kastile të pagëzuar "Presheva - Nuse Përdëllimi". Pra, z. Maliqi, mori shtegun e mallit, për ta zënë syrin e nuses mbi kreshtat e Karadakut, të fisti dhe të gjakut të tij, shpërndarë nëpër venat e trojeve të bekuara gjithandej ku shtrihet aroma e plisave të dheut mbi trojet shqiptare. Mbi këtë bazë të shpirtit të  shëndoshë, dalë nga zemra e Mollës së Kuqe, studiuesi ynë respektiv z. Maliqi, shpalosë pajën e "nuses", si metaforë dhe vlerë e një historie, ku vargut të krushqëve i prinë Idriz Seferi së bashku mr bajraktarët të tjerë, të cilët në majë shtize mbanin aromën e mollës mbetur peng e një kohe të vrarë mes dy luleve të një nuseje... Mëtej, autori i poemës në fjalë, nxjerrë në pah emrin e gjakut të tij, i cili rrjedhshëm u mbijetoi katrahurave të kohës njerkë. Nga ky fakt i pamohueshëm, Bardhyl Maliqi merr udhën e hapave të parë, të një fëmijërie, e cila, në shubkoshiencën e tij hapëronte me abetarën nën sqetullat e fëmijëve, të cilët, këmbëzbathur çanin terrinën e ngjeshur para tyre. Kjo pra, poema: "Presheva - Nuse Përdëllimi", me sukses u ndërtua mba artefaktet e gdhendura në memorien kolektive dhe sipër bazë të kesaj, autori i poemës merr frymë të zgjatur dhe ndalon tek libri i shkrimtarit tonë të njohur, Mexhid Mehmeti, për ta lidhur gërshetin e nuses - poemë, mirëfilli të gatuar dhe të pjekur në sy dielli Dardan.

Së fundmi, autorit të poemës i dëshirojmë edhe shumë vargëzime fjalësh të diellta, duke i uruar një mal shëndet dhe një det dashuri për trojet shqiptare...

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat