Në kujtim të mësuesit Rrustem Tahirit, Radisheve KosovwNga Namik Selmani Boston-Tirane
O, ç’është ky dimër në mes të zhegut e koronës!
Po na ndan
nga jeta dhimbshëm Lisat e Diturisë.
E lotin
e thekshëm të burrit ia hedhim Ugarit të tokës.
Ia hedhim
shpirtit tonë që ata na e përtërinë.
Ç ’është
ky qershor kur në tryezë presin shportat?
Po na vë
në lakun e egër të mungesës dhe heshtjes.
Kjo ndarje
nga Lisat e Diturisë në zemra na pikon.
Dhe gjethet
sikur lotojnë një nga një mes degëve.
Ç’është
kjo stinë më e trishtë se gjethet e rëna?
Po na e vika
fjalën në Peshën e madhe të Urtësisë.
E zilet shkollore
të bëhen piskama të largëta të rënda.
E sytë
Të bëhen gurra të reja ku shkronjëshqipja rrëzëllin.
Në varret
e Lisave të Diturisë ka jehonë, ka këngë nderimi.
Ka Kujtesë,
ka zjarr, ka dhimbje, ka kaq shumë Mirënjohje.
Ah,
kjo stinë ku na rrëmben nostalgjia e frymëzimi!
Për të qenë
sërish malet që sup më sup shtrëngohen.
E ta zgjojmë
sot bacë Rrahmanin me thërrime dheu në duar
Oo,
e vuri në provë Koha për të mposhtur heshtjen e varrit.
Mbase
do të zgjohej sot dhe Shotë Galica e bronxëruar
Për këtë shkëmb
të fortë që rrokulliset prej malit.
Të më vinin
para gjunjësh tërë Oxhakët e ngrohtë të Kosovës
Nuk
do i ndërroja me tymtarin e fjalës së Rrustem Lisit.
Aty,
në hapësirat e Radishevës, me burrave të odës.
Do të ndjenim
të tërë magjinë e besuar të Rinimit.
18 qershor 2020