Bukuri e fshehur...

Kultura

Bukuri e fshehur...

Nga: Valëza Fusha Më: 25 qershor 2020 Në ora: 08:23
Valëza Fusha

1.
Natyrë

Gjelbrim, bar, aty-këtu bagëtitë
Kullosnin në bukuritë natyrore
Ndonëse i ndjenin edhe ato kënaqësitë
Që buronin lehtë në kohë fëmijërore.

Nga oxhaku dilte tym i zi
Koha e ngrohtë e bënte të vetën
Brenda mirë, jashtë kush e di
Bukuri e fshehur që e ndryshon jetën.

Ajri i hollë të pastronte mushkëritë
Me lisa e pisha isha e rrethuar
Ne i shikonim me habi bagëtitë
Që pronarët hershëm i paskan lëshuar.
2.
Ty dhe mua

Nga padrejtësitë jemi mbuluar
Qe besa nga hallet e obligimet
Punojmë ditë e natë për t'i harruar
Ndodhitë e hershme dhe gabimet.

Shumicën urrejtja i ka kapluar
Inati, xhelozia dhe mosbesimi
Në mos besofshi keni për ta besuar
I njëjtë s'na vie përfundimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat