Shqetësim

Kultura

Shqetësim

Nga: Zymer Mehani Më: 26 qershor 2020 Në ora: 08:31
Zymer Mehani

Shpirt e zemër i shqetësuar
Porsi vala n'det t'trazuar

Gjak shqiptari e soj albani
Shpërthimtar si llavë vullkani

Muza vargje m'dhuron n'jetë
Zemrën  seç ma çon përpjetë

Fati ynë shpeshherë i zverdhur
S'ia dimë vlerën gjakut t'derdhur

Mirëpo,  dije, o zemra ime
Se i huaji s' sjell miklime

Në këtë botë ka rënie e shembje
N'shpirt e n'zemër m'sjellin dhembje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat