Si dikur kashta në lamë

Kultura

Si dikur kashta në lamë

Nga: Jusuf Zenunaj Më: 26 qershor 2020 Në ora: 08:32
Jusuf Zenunaj

Ç' ngjet me ne bijtë e hallës,
si gjason as rrëfimit të prrallës ?!
Fetë e reja na kanë mbi,
që nga jugu n'skaj të veriut
si këpurdhat mbirë pas shiut.
Kush me mjekër- leshra lëshuar,
të palarë , pantolshkurtuar.
Edhe n'lutje ndërruan traditë,
në valle futen gratë e fëmijët
As të tjerëve s'ua heq kapuçin,
çka nuk sollen n'emër t' Jezusisit ?!
Sekt mbas sekti në kombin tonë
si dikur kashta në lamë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat