Shpërndarje të librit në disa shkolla të Llapit

Kultura

Shpërndarje të librit në disa shkolla të Llapit

Nga: Zymer Mehani Më: 26 qershor 2020 Në ora: 16:43
Pamje nga vendi i ngjarjes

Sot, më 26 qershor 2020, bashkë me mikun tim poet z Fatmir Çitaku vizituam disa shkolla të Llapit, me ç'rast shpërndamë edhe disa ekzemplarë të librit monografik "Ibrahim Thaçi-Pishtar i Arsimit Kombëtar", botuar para ca ditësh nga SHB "SHKROLA" e Prishtinës, autor i të cilit jam unë, Zymer Mehani. Libri në fjalë është i sponsoruar nga djemtë e mësuesit veteran, Ibrahim Thaçi të fshatit Zakut.

Patëm nderin që librin në fjalë ta shpërndajmë në Shkollën "Hamit Sejdiu" të Kërpimehut, në Shkollën "Emin Duraku" të Bajçinës, në Shkollën "Elfir Behrami" të Metehisë dhe në ShFMU" Shaban Shala" të Podujevës. Në Shkollën A"Jetullah Gashi" të Dobërdolit nuk e takuam askë nga stafi i shkollës, prandaj na mbetet që të kontaktojmë ditëve tjera, sikurse edhe me srafin e Shkollës së Dobratinit.
Në emrin tim si autor i librit, në emër të redaktorit z Fatmir Çitaku dhe në emër të djemëve të Mësuesit Veteran, Ibrahim Thaçi, nxënësve llapjanë u dëshiroj lexim të këndshëm.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat