Unë nuk jam ëngjëll

Kultura

Unë nuk jam ëngjëll

Nga: Jan Kosova Më: 26 qershor 2020 Në ora: 16:45
Jan Kosova

Unë nuk jam ëngjëll që shpejt zbret nga qielli
Që në çast të vështirë nga vuajtja të shpëton
As nuk jam hëna natën, dhe as nuk jam dielli
E zemra ime çdo natë e çdo ditë të dashuron

As nuk jam ylberi që shpejt pas shiut shfaqet
E për pak çaste qiellin dhe tokën e zbukuron
E nganjëherë jam edhe loti që ti prek ty faqet
Por shpirti im çdo ditë e çdo natë të dashuron

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat