Një popull i informuar nuk vdes kurrë...!

Kultura

Një popull i informuar nuk vdes kurrë...!

Nga: Skënder Karaçica Më: 26 qershor 2020 Në ora: 17:04
Skënder Karaçica

Me rastin e udhës së lajmit shqip dhe bota e lajmit në Gazetën,,Bota sot,,në këtë jubile të vogël,Ju dërgojmë përgëzimet tona nga Amerika e largët,që përmes kësaj gazete atdheun shqiptar e kemi më afër zemrës dhe,së kendejmi me këtë gazetë dhe lajmet e ditës,jemi më afër me atdheun e dashur.Diaspora shqiptare në Amerikë e kemi tashmë pjesë të jetës,nuk kemi tjetër atdhe pos Tokës së Shqiptarismës...!

Gazeta e përditshme,,Bota sot,,për diasporën shqiptare në Amerikë dhe lajmi i ditës çfarë të reja kemi n ga atdheu,u bë për ne ,,ambasadorja,,e kohës për diasporën kendej detit dhe me sy e zemër pranë popullit tonë,pranë atdheut,pranë Kosovës martire...!Kjo,ishte ora mësimore e lajmit të kësaj gazete që,di dhe mundet të afrojë lapsin e gazetarëve për të bërë lajmin,që,so thoshte një gazetar anglez,një popull i informuar nuk vdes kurrrë.E kam për nder që në këtë jubile të kësaj gazete të jem pjesë e përgëzimeve,ndonëse si bashkëpunëtor nga Amerika,shkrimet tona kanë gjetur vendin në faqet e saj!

Gazeta ,,Bota sot,,e mbanë gjallë shpirtin e kombit të tij në atdhe!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat