Ushtari i lirisë - Bota Sot
Ushtari i lirisë

Kultura

Ushtari i lirisë

Nga: Xhevrije Nimani Më: 26 qershor 2020 Në ora: 18:54
Xhevrije Nimani

Me shamin e nënës

E fshiva lotin e mallit

E me penën e motrës 

E shkrova historinë e kombit.

U bëra udhëtar në rrugën e pakthim

Prindërit i ngushëllova me ikje në kurbet,

Para se të nisesha e putha tim bir në ball

Trimi i babait paç fatin e mbarë.

Tek pragu i portës prindërit më uruan

Të qoftë rruga e mbarë bir mos na harro,

E nga syri i nuses loti i nxehtë pikoi

E vogla ime bijë me buzëqeshje më gëzoi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat