Për të arritur deri këtu mu ka dashur një durim e sakrificë e madhe... - Bota Sot
Për të arritur deri këtu mu ka dashur një durim e sakrificë e madhe...

Kultura

Për të arritur deri këtu mu ka dashur një durim e sakrificë e madhe...

Nga: Hasan Hasanramaj Më: 28 qershor 2020 Në ora: 09:14
Fitore Haklaj

Qysh e vogël e deshi pikturën, muzikën, vallëzimin e letërsinë dhe shume aktivitet tjera, ku si nënësve në gara të recitimit ishte shumë e suksesshme. Ishte e dashur dhe e respektuar për të gjithë. Gjatë luftës emigroi në Itali ku më shumë vështirësi filloj një jetë larg familjes edhe të tokës ku lindi. Gjatë kësaj kohe Fitorja filloj të pikturoj me ngjyra vaj në beze, ku kreu disa kurse për disa vite më shumë suksese, ku u paraqit me disa mostra të pikturës bashkë me kolegët e saj ku arriti sukses të konsiderueshëm. E kjo ka bërë që të Fitorja sot e kësaj dite piktura nuk ka murgu. Gjatë këtyre viteve filloj të punoj e studioj në Itali, ku për pesë vite të tëra punoj në Emergjencë dhe vazhdoj ta kryej atë detyrë edhe si vullnetare për shumë vite. Shoqëria e saj ishte edhe mbetët një forcë në shpirtin. Në vitin 2015 filloj studimet në një shkollë private, ku mori diplomën si "sekretare e mjekut ". Fitorja si nënë e dy fëmijëve para dy viteve emigroi në Zvicër, ku jeton dhe punon bashkë ma familjen - ku kryesisht merret me artin e pikturës dhe shkrimet letrare. Nga biseda që zhvilluam në mes tjerash me te – na tha së mbi të gjitha jam nënë e dy engjëjve të mi, pastaj ndihem piktore e poete, por për të arritur deri këtu është dashur një durim e sakrificë e madhe familjare për të arritur suksese që ia arrita. Kjo poete e vyeshme para një viti botoi vëllimi poetik me titullin,,Shpirti peshon”, ndërsa vëllimi, i dytë “Peizazhe në zemër” me poezi të poetes Haklaj rreth të cilit recepsionisti Agim Desku në mes tjerash na tha së :” Duke lexuar vëllimin poetik "Pejsazhe në zemër" të poetes Haklaj, nuk mund të mos e lexon me një frymë, sepse vargu poetik është i mbështjell me pikturat e dhembjes, ngjyrat e të së cilave i japin dritë errësirës. Ka një kohë të gjatë që është prezentë, kur fjala e dhënë nuk është më parim, por vetëm si fjalë e harruar. Ka vite që piktura dhe poezia tek kjo poete janë dy anë, që i falin jetë dhe shpresë njëra-tjetrës për ta përmbysur të keqen,e cila i manifestohet si buzëqeshje, e në fakt i sjellin dhembje jetës së njeriut që e rrethon, dhe duhet besua. Por cila është e vërteta e hidhur që e shkakton këtë farë të keqe e thotë autorja përmes vargjeve të bukura. Njëkohësisht poetët sikur janë të lidhur për natyrën,ku e bukura shihet me syrin e piktores,dhe lexohet në vargun e poetes poezia e kësaj krijuese- na tha në vazhdim Desku është vetë një lum që nuk di të ndalët përpos në det, i cili kur mbushet me vargjet e bukura të Fitores, ngrihen valët e tij lart ,ashtu siç janë edhe figurat letrare me të cilat di ta ndërtoj vëllimin poetik"Peizazh në zemër" ,me idetë e hedhura si me qenë ky kopsht plot me lule ,ku nuk e di cila ka aromën më të mirë.

Vargjet e e kësaj poete të botuara në dy librat e saj janë një lum që nuk dinë të ndalen përpos në det

nëpër këtë atmosferë duhet njeriu të jetë tjetër, të këtë tjetër aftësi frymëmarrje dhe qëndrimi, sepse çdo gjë shihet tek besimi për jetën. Përla e këtyre vargjeve përpëlitej nëpër tymin e shpresës në formë imagjinuese. Në këto raste dominojnë vargje për diellin. Bota filozofike e kësaj poete në relacion me rrjedhën fabulave, brenda domethënies së vet,figurës dhe ndriçimit ideor të imagjinatës së përbujtjeve njerëzore gradualisht di t`i tejkaloj kufijtë e saj për t`u bërë shembull i një matematike metaforike në relacion me të bukurën dhe njerëzoren,me simbolikën. Të gjitha poezitë e përfshira në këtë vëllim kanë disa shtrirje më të avancuara, ku figurat janë të gërshetuara duke pasur disa nuanca të tjera që shkrihen dhe koordinohen me sukses në vargëzimet poetike. Ky synim i kësaj poete, ia arriti dhe e pasuroi, jo vetëm opusin e vet letrar, por edhe bibliotekat e lexuesve me poezitë e kësaj përmbledhje poetike. Edhe në vëllimin poetik me titullin “Shpirti ” le përshtypjen se autorja Fitore Haklaj tani me çdo kusht dëshiron të hyj në portën për botën e bukur të poezisë, një derë që rri hapur për të gjithë ata që e duan fjalën e bukur artistike. Objekt pafund frymëzimi i poetes është piktura dhe lojë lloj shemëria e ngjyrave që duke e dashur artin provoj edhe në një dyanësi të krijoj, ku imazhin për pikturën ta paraqes në kopshtin e shenjtëruar që mbëltohet nga vargu i saj poetik, duke e bleruar edhe më shumë. Kështu zemra e poetes ndizet dalëngadalë kur dalin yjet dhe fillon ta thërret muzën e krijimit poetik. E gjithë kjo ndodh kur autorja është larg vendlindjes dhe tërë imagjinatën e saj krijuese mundohet ta pasqyroj në pejsazhe të bukur ngjyrash sikur tˊi krijonte vetë ylberi. Në qendër të rrëfimit poetik janë figura të ndryshme poetike, që e veçoja orkidenë si lule dhe në anën tjetër, lulja si figurë poetike. Gërshetimin këtyre elementeve bazohet në perceptimin filozofik e të konceptuar të jetës, rrjedhës, frymëmarrjes, kravatave ë saj.

Mozaiku i ngjyrave në punimet e kësaj piktore nuk është i ngurtë, madje as i imponuar, por e tregon, një anë e jetës sonë nëpër shekuj

Qendër e rrëfimit të poezisë orkideja është lulja, e cila si gjallesë mundohet të bëj jetën e vet ashtu çfarë duhet të jetë ajo. Në simbiozë më të është edhe njeriu dhe jeta e tij, që në njëfarë mënyre i ka specifikat e veta, të cilat e veçojnë nga tërësia e botës. Vetë natyrshmëria e jetës së lules dhe e jetës së njeriut rrjedh bashkërisht, por edhe ndaras. E përbashkëta e rrjedhës së saj është e pandarë, ndërsa e veçanta specifikohet me rrjedha të skalitura në dallueshmërinë delikate, e pse jo edhe në meditimin e kuptimit filozofik. Kështu poetja dhe subjekti i saj lirik njëjtësohen për të udhëtuar si poetet nëpër rrathët e jetës së lules të cilat në fakt shënojnë epokat, stinët dhe vitet e historisë së jetës në veçanti dhe të botës në përgjithësi. y njëjtësim nuk rrjedh dhunshëm, por ai rrëshqet duke gurgulluar ëmbël, ashtu siç janë motet dhe stinët në hemisferën dhe atmosferën e tokës. Simbioza e kësaj jete nganjëherë ngjyroset me ngjyra të llojllojshme që më dominuese është ngjyra e orkidesë e cila shndërrohet edhe në figuracion poetik. Ky mozaik ngjyrash nuk është i ngurtë, madje as i imponuar, por edhe mbase, një anë e jetës sonë të kaluar nëpër shekuj dhe nëpër histori. Poezia e jetës së lules dhe njeriut të Fitore Haklajt, kuptimin meditativ dhe filozofik të jetës, e merr duke u zhytur në ngjyrime artistike të thella. Ky kuptim rrjedh në vertikalen dhe në horizontalen e shtrirjes, çka simbolizon natyrshëm rrjedhën e jetës. Në këtë vëllim poetik poetja Fitore Haklaj ka vënë figuracion të bollshëm e të skalitur bukur artistikisht, por edhe një meditacion me plot kuptim për jetën, qëndresën, sakrificën e fitoren. Gatë rrugëtimit të saj, poetja piktorja një pjesë të bukur të jetës së saj, pikturën që e ka hobi dhe shton- Unë qysh kur isha e vogël e kam deshtë artin, Krisht pikturën thotë e buzëqeshur Fitorja, por për shkak të mungesës së kushteve nuk kam mund ta realizoj këtë dëshirë. Isha e lumtur ato vite kur bashkë me kolegët e mija bëmë shumë punime të bukura edhe ka ndodh të punojmë edhe në natyrë si në qytetin e Iseo afër llumtit ku shumë talus që ishin në shëtitje u ndalshin për të shikuar punimet tona e komplimentet e tyre ishin frymëzën i ynë për ë paraqitur artin në dritë atë që ndjen brenda një artist. Ko piktore dhe poete e vyeshme me ndihmën edukatoreve dhe dashamireve të artit të saj në katër pesë vitet e fundit në qytetet te ndryshme të Italisë dhe Zvicrës ka organizua shumë ekspozita ku i ka prezantua dashamireve të artit punimet e veta artistike. Në këto ekspozitat Fitorja patin rastin të njihen dhe të shkëmbej mendimet rreth veprimtarive të artit dhe letërsisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat