Përndryshe...

Kultura

Përndryshe...

Nga: Valbona R. Hadri Më: 28 qershor 2020 Në ora: 21:43
Valbona R. Hadri

E urtë me buzëqeshje nëne

për inat të askujt nuk bëj asgjë

vetëm qejfit tim ia godas orën.

 

Përndryshe...

jam shqiponjë di të marr fluturimin

Ashtu siç kam marrë krahët dje dhe sot

Syçelë në gadishmëri si gjithnjë

po me preku kush me bisht të syrit

me kthetra shqyese

do ta bart si qengjin mbi kreshtë mali.

 

Më ringjallë kushtrimi i Flamurit  

Dhe dy koka shkabe në një shikim

Qëndrimi, vendosmëria për të qenë

U rrënjosën qëkur të ngjizura në fisin tim.

 

Përndryshe ....

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat