Drejtori i Filharmonisë del pozitiv me Covid-19

Kultura

Drejtori i Filharmonisë del pozitiv me Covid-19

Më: 29 qershor 2020 Në ora: 09:00
Foto Ilustrim

Filharmonia e Kosovës, nëpërmjet një njoftimit ka bërë të ditur se drejtori i këtij institucioni Baki Jashari, është i prekur me Covid-19.

“Filharmonia e Kosovës ka rifilluar punën dhe aktivitetin e saj duke respektuar masat e rekomandimet sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë më datë 01.06.2020. Pas organizimit të provave në grupe të vogla në dy njësitet e Filharmonisë (Korit dhe Orkestrës), marrë parasysh se koncertet nuk mund të organizohen me ritmin e para pandemisë, Filharmonia ka nisur ciklin e incizimeve audio sipas programit dhe planit të punës.

Më datë 27.06.2020 (E shtunë) qe paraparë incizimi audio i veprave të kompozitorëve shqiptarë derisa më 28.06.2020 (E diel) qe paraparë incizimi i video koncertit të parë pas pandemisë (pa publik) i cili do duhej të transmetohej më datë 02.07.2020 në shënim të 30 vjetorit të “2 korrikut”. Nga datat 26.06.2020 (E premte) për dy javë është anuluar çdo aktivitet i Filharmonisë së Kosovës me urdhër të drejtorit të Filharmonisë së Kosovës, z. Baki Jashari.

Kjo sepse i pari i Filharmonisë të njëjtën ditë dyshohej se mund të jetë prekur nga COVID-19. Lidhur me këtë të premten (26.06.2020) të gjithë anëtarët e Filharmonisë së Kosovës janë informuar se për parandalim të përhapjes së mundshme të virusit, për dy ndërpritet çdo aktivitet i paraparë në kalendarin e Filharmonisë së Kosovës. Për këtë është informuar edhe Ministrja e Kulturës, znj. Vlora Dumoshi”, njofton Filharmonia e Kosovës.

“Sipas njoftimit Jashari e ka kërkuar fillimisht në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Prishtinë. Aty nuk i është rekomanduar të bëj testin dhe i izoluar ka marrë terapinë të cilën ia ka përshkruar mjeku. Pasi nuk ka pasur përmirësime, z. Jashari i është drejtuar Klinikës Infektive në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës më datë 26.06.2020 në mëngjes”.

Ndryshe Filharmonia kishte paraparë organizimin e koncertit të parë më 28.06.2020, koncert i cili do xhirohej, pa prezencën e publikut dhe do të transmetohej në faqen zyrtare të Filharmonisë së Kosovës në facebook më datë 2 korrik 2020 në shënim të 30-vjetorit të “2 korrikut”.

Ky aktivitet është anuluar qysh të premten më 26.06.2020.

Filharmonia e Kosovës i ka të publikuar tre numra telefoni dhe tri adresa të e-mailit në ueb faqen e saj, ka edhe faqen e saj në facebook.

Pyetjet e gazetarëve janë të mirëseardhura sikurse kanë qenë edhe në të shkuarën

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat